Flash

"Mendoi se vrau nënën"/ Flet babai i 20-vjeçarit shqiptar që u mbyt në det në Itali

Lapsi.al 24 February 2026
"Mendoi se vrau nënën"/ Flet babai i 20-vjeçarit

Pas ngjarjes së rëndë të 22 shkurtit që ka tronditur qytetin e Civitanovës në Itali, ku një 20-vjeçar, Rikardo Mërkuri u mbyt në det, ka folur babai i tij Mario. Sipas mediave italiane, i ati është i bindur se djali i tij i dha fund jetës në ujërat e akullta të premten e kaluar, pasi besonte se e kishte vrarë nënën.

“Ka menduar se nëna kishte vdekur dhe e bëri atë gjest. Ishte i vendosur”, - ka deklaruar ai për mediat italiane. Sipas familjarëve, mbrëmjen e së premtes ata kishin darkuar së bashku për të festuar ditëlindjen e Rikardos. Më pas, babai ishte larguar nga shtëpia dhe gjatë asaj kohe mes nënës dhe djalit kishte shpërthyer një debat i ashpër.

Sherri kishte përfunduar me agresion fizik nga ana e të riut. Gruaja, Albana Kastrioti, ishte gjetur nga bashkëshorti e shtrirë pa ndjenja në banjë, me dëmtime të rënda në fytyrë.

“E ëma e donte marrëzisht. Edhe kur kishte gabim, ajo gjithmonë e mbronte”, ka rrëfyer babai i tronditur.

Albana u dërgua fillimisht në spitalin e Maceratës dhe më pas u transferua në spitalin rajonal të Torrette, ku pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje të kirurgjisë maksilofaciale.

Sipas bashkëshortit, gjendja e saj është përmirësuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, trupi i 20-vjeçarit ndodhet në morgun e spitalit të Civitanovës që prej së dielës.

Familja, me prejardhje shqiptare dhe prej shumë vitesh e vendosur në Pollenza, është e njohur në komunitet. Përveç prindërve, Rikardo lë pas vëllain e madh Alessio dhe gjyshen. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI