Flash

Mashtrim në vlerë prej mbi 1.5 milion euro në Kosovë, 4 të arrestuar

Lapsi.al 24 February 2026
Mashtrim në vlerë prej mbi 1.5 milion euro në Kosovë, 4

Katër persona janë arrestuar nën dyshimet se kanë kryer veprën penale të mashtrimit, njoftoi Prokuroria Themelore në Prishtinë. Ndërkaq, pas ndalimit prej 48 orësh, gjykata ka caktuar ndaj tyre masën e paraburgimit prej një muaji.

M.M., S.B., D.R., dhe B.Z. dyshohet se i kanë shkaktuar dëm material palës së dëmtuar, H.M. në vlerë prej mbi 1.5 milion eurosh, për shkak të shitjes së një prone me dokumente të falsifikuara.

Sipas Prokurorisë, dy nga të arrestuarit dyshohen edhe për vepra të tjera penale, përkatësisht M.M. për falsifikim të dokumenteve dhe D.R. për veprën penale të legalizimit të përmbajtjes së rremë.

“Sipas dyshimeve të pandehurit me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, duke fshehur faktet relevante dhe duke e vënë në lajthim të dëmtuarin H.M., në bashkëkryerje i kanë shkaktuar dëm material në vlerë prej 1.578.180,00 euro”, u tha në njoftim.

Prokuroria tha se ka nxjerrë urdhër ndalues të përkohshëm për parcelat përkatëse, pasi dyshohet se prona është shitur mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara dhe është transferuar në mënyrë të kundërligjshme.

Po ashtu është kërkuar nga gjykata që të lëshojë urdhër ndalues për këto parcela deri në përfundim të procesit penale.

Sipas ligjeve në fuqi në Kosovë, për veprën penale mashtrimi, parashihet dënim nga tre deri në dhjetë vjet burgim, varësisht nga rrethanat e veprës dhe vlerës së dëmit. Ndërkaq, për falsifikim të një dokumenti zyrtar apo publik parashihen dënime me gjobë dhe me burgim deri në tetë vjet, po aq sa për veprën e legalizimit të përmbajtjes së rreme./REL

Të këshilluara

Apeli i GJKKO lë në burg Veliajn

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, i cili ka kërkuar zëvendësmi të masës së sigurisë. Apeli ka lënë në fuqi vendimin...

15:13

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI