Flash

Champions, Inter i beson San Siros për përmbysjen e madhe: në tribunë edhe Ronaldo

Lapsi.al 24 February 2026
Champions, Inter i beson San Siros për përmbysjen e madhe: në

Në disa netë të caktuara nevojitet çdo mbështetje e mundshme, sidomos në Champions League. Dhe kështu, pa qenë e nevojshme një thirrje nga ana e Inter, populli zikaltër është gati ta shtyjë skuadrën në misionin përmbysje ndaj Bodø/Glimt dhe do ta mbushë San Siron si në mbrëmjet më të rëndësishme. Në shkallët e “Meazza”-s priten 65 mijë tifozë dhe edhe 10 mijë të tjerë, aq sa janë biletat ende të disponueshme, mund të shtohen në momentet e fundit.

Misioni përmbysje është i vështirë, por jo i pamundur dhe pas të ftohtit norvegjez është e lehtë të parashikohet një përballje shumë e nxehtë. Në fund të fundit, këto janë pikërisht ndeshjet e Interit, ato në të cilat është e nevojshme të zbulohen edhe burimet më të fshehura për të arritur objektivin. Kualifikimi në të tetat e Champions-it, ndër të tjera, është një domosdoshmëri: janë në lojë shumë para, rreth 18 milionë euro, dhe janë para nga të cilat klubi nuk mund dhe nuk dëshiron të heqë dorë.

Prandaj, për “remuntada”-n, ashtu si sezonin e kaluar kundër Bayern-it dhe Barcelonës, shtysa e San Siros mund të jetë përcaktuese. Mes tifozëve do të jetë edhe një i veçantë që do të kishte shërbyer shumë në fushë: në tribunë pritet prania e Ronaldo “Fenomenit”, i cili mund të nderohet si legjendë e klubit, së bashku me ish-shokun e skuadrës Vieri, përpara ndeshjes.

Atletico Madrid – Club Brugge (ora 18:45)

Atletico synon të shfrytëzojë faktorin fushë për të bërë diferencën pas barazimit 3-3 në ndeshjen e parë, duke u mbështetur te organizimi tipik i teknikut Simeone dhe intensiteti në “Metropolitano”. Brugge, që ka treguar disiplinë dhe tranzicion të shpejtë në takimin e parë, do të kërkojë të godasë në kundërsulm.

Bayer Leverkusen – Olympiacos (ora 21:00)

Leverkusen hyn si favorit, duke u mbështetur te ritmi i lartë dhe presioni ofensiv që shfaqi në ndeshjen e parë. Fakti që luajnë në Gjermani e bën edhe më të thjeshtë për Bayer, të arrijë 1/8 e Champions. Olympiacos, i fortë fizikisht dhe me eksperiencë europiane, do të mundohet të qëndrojë kompakt dhe të shfrytëzojë episodet, por përmbysja e humbjes 2-0 në shtëpi do të jetë një nga ato misionet e pamundura.

Newcastle United – Qarabag FK (ora 21:00)

Newcastle luan në shtëpi thjesht një ndeshje stërvitore, pas avantazhit 6-1 të krijuar në takimin e parë. Akoma më e thjeshtë detyra bëhet duke shfrytëzuar intensitetin dhe presionin në “St. James’ Park”. Qarabag, që ka surprizuar më parë në Europë, e ka të qartë se aventura në Champions ka përfunduar këtu.

Champions League, Knockout Stage

18:45 Atletico Madrid - Club Brugge

21:00 Bayer Leverkusen - Olympiacos

21:00 Inter - Bodoe/Glimt

21:00 Newcastle United - Qarabag FK

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI