Flash

Bordi i Paqes me faqe zyrtare

Lapsi.al 24 February 2026
Bordi i Paqes me faqe zyrtare

Bordi i Paqes, tashmë ka faqen e tij zyrtare. Prezantimi i faqes vjen pas takimit inagurues më 19 shkurt, ku u firmos deklarata e themelimit të këtij Bordi. Mes liderëve që firmosën ishte dhe kryeministri Edi Rama si përfaqësues i Shqipërisë dhe presidentja Vjosa Osmani, si përfaqësuese e Kosovës.

faqen zyrtare të Bordit janë listuar shtetet anëtarë të cilat janë: SHBA, Shqipëria, Argjentina, Armenia, Azerbajxhani, Bahrein, Bjellorusia, Bullgaria, Kamboxhi, Egjipti, El Salvador, Hungaria, Indonezia, Izraeli, Jordania, Kazakistani, Kosova, Kuvajti, Mongolia, Maroku, Pakistani, Paraguai, Katari, Arabia Saudite, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Uzbekistani dhe Vietnami. Gjithashtu janë të listuara edhe parimet themelore të Bordit të Paqes, i ideuar nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Në pjesën e misionit thuhet se Bordi i Paqes është një organizatë ndërkombëtare që kërkon të promovojë stabilitetin, të rivendosë qeverisje të besueshme dhe të ligjshme dhe të sigurojë paqe të qëndrueshme në zonat e prekura ose të kërcënuara nga konflikti.

Bordi do të ndërmarrë funksione të tilla të ndërtimit të paqes në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe siç mund të miratohen në përputhje me këtë Kartë, duke përfshirë zhvillimin dhe përhapjen e praktikave më të mira të afta për t'u zbatuar nga të gjitha kombet dhe komunitetet që kërkojnë paqe.

Një sektor më vete në faqen e Bordit është edhe "Plani i Paqes në Gaza". Aty është shpalosur plani gjithëpërfshirës i Presidentit Donald Trump për t'i dhënë fund konfliktit në Gaza.

Të këshilluara

Lufta në Ukrainë hyn në vitin e pestë

Ukrainasit janë parë me lule në duar apo duke ndezur qirinj për t’i përkujtuar të vdekurit në luftën e nisur nga Rusia katër vjet më parë. Ceremoni të ndryshme ...

16:08

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI