Flash

Shembet sërish segmenti në fshatrat e Librazhdit, ndalohet lëvizja e kalimtarëve

Lapsi.al 23 February 2026
Shembet sërish segmenti në fshatrat e Librazhdit, ndalohet

Segmenti rrugor i bllokuar në zonën e Arrat e Gurrës, në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, i cili ishte paralajmëruar se do të hapej sot në mesditë pas ndërhyrjes me by pass dhe aktivizimit të një rruge dytësore provizore, ka pësuar sërish dëmtime dhe mbetet i pakalueshëm.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njoftoi zyrtarisht se rruga dytësore e hapur për kalim të përkohshëm ka pësuar fundosje dhe rrëshqitje toke, duke dëmtuar punimet e realizuara dhe duke e bërë segmentin aktualisht të pakalueshëm për mjete dhe këmbësorë.

Në njoftimin e saj, institucioni thekson: “Për arsye sigurie janë tërhequr mjetet e firmës zbatuese dhe është ndaluar qarkullimi i mjeteve dhe këmbësorëve.

Strukturat shtetërore do të kryejnë një rivlerësim urgjent gjeologjik dhe teknik, pasi terreni paraqitet i paqëndrueshëm dhe sfidues për ndërhyrje”.

Një ditë më parë, kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, kishte deklaruar se segmenti do të hapej në mesditën e së hënës, pas përfundimit të ndërhyrjeve të përkohshme për devijimin e qarkullimit. Zhvillimet e fundit e shtyjnë sërish rihapjen e aksit, ndërsa pritet rivlerësimi teknik i situatës në terren.

Të këshilluara

Arsyeja/ Sokol Balla në SPAK prej dy orësh

Pas dy orësh gazetari dhe ish-bashkëshorti i Belinda Ballukut, Sokol Balla lë ambjentet e SPAK. Ai u pyet lidhur me pasurinë e Ballukut që janë tranksaksione, u...

11:01

Nju Jorku kolapsohet nga bora

Kryebashkiaku i Nju Jorkut Zohran Mamdani Ai njoftoi sonte një ndalim të përkohshëm të lëvizjes në megalopolin prej tetë milionë banorësh, i cili pritet të godi...

20:53

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI