Flash

Prokurorët e SPAK: Me akuzat e reja Belinda Balluku rrezikon 35 vite burg

Lapsi.al 23 February 2026
Prokurorët e SPAK: Me akuzat e reja Belinda Balluku rrezikon 35 vite burg

“Belinda Balluku rrezikon deri në 35 vite burg”, kështu janë shprehur Prokurorët e SPAK në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, ku po diskutohet imuniteti i ish numrit dy të qeverisë.

Burime nga brenda mbledhje së Këshillit të Mandateve, që po zhvillohet me dyer të mbyllura, bëjnë me dije se Prokurorët kanë deklaruar se pozita e saj është rënduar.

“Në masat e para të kërkuara znj. Balluku rrezikonte deri në 10 vite burg; sot që flasim situata e saj është rënduar, dhe me akuzat e prokurorisë në këtë moment znj. Balluku rrezikon deri në 35 vite burg”, kanë deklaruar Prokurorët e SPAK.

Pasi prezantuan provat e reja për Ballukun dhe pasi janë dëgjuar nga anëtarët e Këshillit, tre prokurorët e SPAK, Klodian Braho, Dritan Brençi dhe Dorina Bejko janë larguar.

Ndërsa diskutimet vijojnë mes anëtarëve të Këshillit të Mandateve, të cilët do të hartojnë edhe një raport, që do ta çojnë në Kuvend për miratim në datën 5 mars.

Më herët në vijim të pyetjeve të bëra nga Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, arrihet në konkluzionin se Prokuroria konfirmon se janë konstatuar fakte të tjera penale për Ballukun.

Po sipas Bardhit, që i referohet prokurorëve, gjendja procedurale e Ballukut është rënduar dhe ajo ka rrezik të prish provat dhe të kryejë krime të tjera.

“Gjithashtu, konfirmoi se në datë 20 Nëntor 2025 ka intimiduar dy dëshmitarë, duke i kërkuar të ndryshojnë dëshminë.

Po ashtu, prokuroria informoi se ka prova se disa persona “të fortë” (duke nënkuptuar elementë të krimit të organizuar) kanë kërcënuar dëshmitarët në emër të zonjës Balluku. Për këtë kanë paraqitur edhe provat në mbledhjen e Këshillit – transkripte të bisedave.

Sipas prokurorisë Balluku apo avokatët e saj nuk kanë ngritur asnjë pretendim për ndikim politik/përndjekje politike nga prokuroria. Hetimi nuk ka sfond politik. Ky fakt u konfirmua edhe nga avokatët e Balluku, të cilët u shprehen se nuk kanë ndonjë pretendim të këtij lloji”, thuhet në konkluzionet e nxjerra nga Bardhi pas pyetjeve të ngritura prej tij në Këshillin e Mandateve.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI