Flash

Presidenti i ri, Albin Kurti: Do përpiqemi të mos shkojmë në zgjedhje të parakohshme

Lapsi.al 23 February 2026
Presidenti i ri, Albin Kurti: Do përpiqemi të mos shkojmë në

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje, tha se situata rreth zgjedhjes së presidentit të ri të shtetit nuk “është e lehtë”, por theksoi se do të përpiqen me dy partitë e tjera që të shmangin zgjedhjet e reja.

“Në vijim do të intensifikojmë bisedimet në mënyrë që ta kemi një zgjidhje për presdientin për shkak se përgjithsësisht përshtypja është që partitë konsiderojnë se pas katër palë zgjedhjeve – lokale dhe të përgjithshme – që i patëm nuk do të duhej që këtë vit, gjymsën e parë të tij të na i marrin zgjedhjet e reja. Me fjalë të tjera do të përpiqemi maksimalisht që t’i evitojmë zgjedhjet për shkak të moszgjedhjes së presidentit”, tha Kurti.

Kryeministri i Kosovës këto deklarata i bëri pas një takimi që zhvilloi me kreun e Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku.

Kurti theksoi se as partia e tij, as LDK-ja dhe as Partia Demokratike e Kosovës nuk kanë një kandidat të tyre për presidentin. Ai u pyet nëse mbështet Vjosa Osmanin për një mandat në krye të shtetit, dhe Kurti tha se partia e tij nuk ka mbledhur nënshkrime për askënd dhe se do të “ishte e dëmshme” nëse LVV-ja do të dilte me një kandidat, pasi tha se shumica parlamentare ka 66 vota – 14 më pak sa kërkohen për president

“Ne nuk kemi mbledhur nënshkrime për askëmd për shkak se edhe në rast se i mbledhim nënshkrimet, po e theksoj, ne në rastin më të mirë teorik mund të mbërrijmë te numri 66 që është aq larg numrit 80. Prandaj, kot ne mund të nxjerrim kandidat, ndërkohë që dy subjektetet tjera thanë se nuk i kemi as 30 për nënshkrime sepse 30 është minimumi për propozimi”, tha Kurti.

Të këshilluara

Rama largohet nga Vlora me helikopter

Kryeministri Edi Rama është larguar nga Vlora me helikopter, pasi qëndroi për rreth 3 orë në qytetin bregdetar. Shefi i Qeverisë u largua me helikopter nga Vlor...

17:28

Ndryshime në Gardën e Republikës

Ndryshime në Gardën e Republikës. Nga detyra eshte lëvizur drejtori i Planifikimit dhe Kontrollit (DPK), Kryekomisar Arjan Sopiqoti. Në vend të tij është ...

17:23

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI