Flash

Pensionet nuk rriten, qeveria vijon lëmoshën me bonus tjetër në fundviti

Lapsi.al 23 February 2026
Pensionet nuk rriten, qeveria vijon lëmoshën me bonus tjetër

Qeveria planifikon të japë bonus për pensionistët edhe këtë fundvit. Vendimi pritet të merret nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit pas muajit shtator.

“Ne presim që mbështetja e fundvitit të jetë gjithëpërfshirëse dhe të mos lërë jashtë asnjë kategori. Të moshuarit përballen me kosto të larta jetese dhe çdo ndihmë financiare është e domosdoshme, veçanërisht në periudhën e dimrit”, tha Faik Xhani, nga “Bashkimi i Përgjithshëm i Pensionistëve të Shqipërisë”.

Vendimi vjen pas nisjes së zbatimit të skemës së re, e cila parashikon rritje mujore të pensioneve. Nga kjo formulë, rreth 90 mijë të moshuar u përjashtuan nga rritja. Aktualisht, bonus mujor marrin 727 mijë pensionistë, ndërkohë që në vend janë rreth 770 mijë në total. Vetëm 36 për qind e tyre do të marrin 1 800 lekë në muaj, ndërsa pjesa dërrmuese, rreth 41 për qind, do të marrë 800 lekë. Më pas vijnë 10,3 për qind që do të marrin 1 000 lekë, ndërsa pjesa tjetër përfiton shuma në intervalin 600–700 lekë.

“Formula aktuale ka krijuar diferenca mes pensionistëve dhe kjo ka sjellë pakënaqësi. Duhet rishikuar mënyra e përllogaritjes që mbështetja të jetë më e drejtë dhe të garantojë trajtim të barabartë për të gjithë”, tha Xhani.

Nëse skema do të mbetet e pandryshuar, numri i pensionistëve që nuk do të përfitojnë pritet të rritet në vitin 2027, pasi vlerat mujore të bonusit do të dyfishohen. “Fondet e akumuluara duhet të shfrytëzohen për të forcuar skemën e pensioneve, qoftë për rritje të përhershme, qoftë për shpërblime shtesë. Është e rëndësishme që këto burime të kthehen në përfitime konkrete për pensionistët”, u shpreh Xhani.

Ndërkohë, fundjavën e kaluar, Ministria e Financave njoftoi se rreth 167 milionë euro që nuk u shpenzuan vitin e kaluar janë depozituar në Llogarinë Speciale të Fondit të Pensioneve pranë Bankës së Shqipërisë. Fondet që kalojnë në llogarinë e Bankës Qendrore mund të përdoren me vendim të Këshillit të Ministrave për të mbështetur pensionistët, si për shpërblime, ashtu edhe për indeksimin e pensioneve./ A2CNN

Të këshilluara

Rama largohet nga Vlora me helikopter

Kryeministri Edi Rama është larguar nga Vlora me helikopter, pasi qëndroi për rreth 3 orë në qytetin bregdetar. Shefi i Qeverisë u largua me helikopter nga Vlor...

17:28

Ndryshime në Gardën e Republikës

Ndryshime në Gardën e Republikës. Nga detyra eshte lëvizur drejtori i Planifikimit dhe Kontrollit (DPK), Kryekomisar Arjan Sopiqoti. Në vend të tij është ...

17:23

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI