Flash

Opozita në përfundim të Këshillit të Mandateve: Votë pro arrestimit të Ballukut!

Lapsi.al 23 February 2026
Opozita në përfundim të Këshillit të Mandateve:

Pesë anëtarët e opozitës në Këshillin për Imunitetin kanë dalë me një qëndrim përfundimtar, duke rekomanduar votë pro në seancë plenare për autorizimin e arrestimit të Belinda Ballukut.

Në dokumentin zyrtar, ata theksojnë se, “në mbështetje të neneve 73, 95, 103 të Kushtetutës, neneve 260, 288, 289 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe neneve 13 dhe 118 të Rregullores së Kuvendit”, rekomandojnë që deputetët të miratojnë kërkesën e SPAK.

Këshilli i Mandateve/ SPAK nxjerr sms, të fortët kërcënuan dëshmitarët për Ballukun

Konkretisht, pesë deputetët e opozitës “R E K O M A N D O J N Ë: Deputetët në seancë plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të votojnë pro, për miratimin e kërkesës nr. 43019Prot., datë 16.12.2025 të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.

Në rekomandim kërkohet “Dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit nga ajo e ‘Ndalimit të daljes jashtë shtetit’ e parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale dhe ‘Pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’, e parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, në atë të arrest në burg/në shtëpi, për znj. Belinda BALLUKU”.

Këshilli i Mandateve/ Prokurorët: Balluku rrezikon deri 35 vjet burg!

Sipas dokumentit, Balluku, e cila ushtron funksionet e deputetit, ministrit dhe zëvendëskryeministrit, është marrë si e pandehur në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, pasi “dyshohet se ka kryer, në mënyrë të përsëritur, veprën penale: ‘Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të K.Penal”.

Vendimi përfundimtar pritet të merret në seancë plenare nga Kuvendi.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI