Flash

Këshilli i Mandateve/ SPAK nxjerr sms, të fortët kërcënuan dëshmitarët për Ballukun

Lapsi.al 23 February 2026
Këshilli i Mandateve/ SPAK nxjerr sms, të fortët

Prokurorët e SPAK kanë paraqitur në Këshillin e Mandateve një element të ri të rëndë në kërkesën për autorizimin e arrestimit të Belinda Ballukut, duke pretenduar se dy dëshmitarë janë kërcënuar nga persona “të fortë”, të lidhur me elementë të krimit të organizuar, të cilët kanë vepruar në emër të saj.

Një zëdhënës i grupit parlamentar të PD-së tha për Lapsi.al se prokurorët e SPAK kanë informuar deputetët në mbledhjen e Këshillit të Mandateve se disponojnë transkripte bisedash, të administruara si prova në dosje, ku pasqyrohen komunikime kërcënuese ndaj dëshmitarëve. Këto materiale janë paraqitur gjatë seancës së Këshillit të Mandateve si pjesë e argumentimit për ekzistencën e rrezikut të ndikimit në proces dhe të prishjes së provave.

Reagon Rama: Nuk e kuptoj pse SPAK nxiton për arrestimin e Ballukut

Në vijim të pyetjeve të bëra nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, prokuroria ka konfirmuar se në datë 20 nëntor 2025, Balluku ka intimiduar dy dëshmitarë duke u kërkuar të ndryshojnë dëshminë.

"Prokuroria informoi se ka prova se disa persona “të fortë” (duke nënkuptuar elementë të krimit të organizuar) kanë kërcënuar dëshmitarët në emër të zonjës Balluku. Për këtë kanë paraqitur edhe provat në mbledhjen e Këshillit - transkripte të bisedave" tha zëdhënësi i grupit parlamentar për Lapsi.al.

Presione punonjëseve të ministrisë/ Pse e kërkon SPAK arrestimin e Ballukut

Ky element është përdorur nga prokurorët për të argumentuar rëndimin e pozitës procedurale të saj dhe ekzistencën e rrezikut konkret që ajo të prishë prova apo të ndikojë në vijimësinë e hetimit.

Në mbledhje është sqaruar gjithashtu se as Balluku dhe as avokatët e saj nuk kanë ngritur pretendime për ndikim apo përndjekje politike nga ana e prokurorisë.

Këshilli i Mandateve pritet të shqyrtojë kërkesën e prokurorisë për autorizimin e arrestimit, ndërsa çështja pritet të kalojë për votim në parlament.

Të këshilluara

Arsyeja/ Sokol Balla në SPAK prej dy orësh

Pas dy orësh gazetari dhe ish-bashkëshorti i Belinda Ballukut, Sokol Balla lë ambjentet e SPAK. Ai u pyet lidhur me pasurinë e Ballukut që janë tranksaksione, u...

11:01

Nju Jorku kolapsohet nga bora

Kryebashkiaku i Nju Jorkut Zohran Mamdani Ai njoftoi sonte një ndalim të përkohshëm të lëvizjes në megalopolin prej tetë milionë banorësh, i cili pritet të godi...

20:53

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

REPLIKË/Ku duhet kërkuar gjeneza e “Shqipërisë së re”

Problemi me artikullun e Andi Bushatit është se ai rrezikon ti japë lëvizjes Bashkë peshën e rëndë që akoma nuk e ka për të reflektuar Shqipërinë e nesërme. Jo se lëvizja Bashkë nuk e përfaqëson Shqipërinë e nesërme, por se nuk e bën dot këtë e vetme

08:22 Kristi Pinderi

Me sytë katër

PAPARAZZI