Flash

Gaz Bardhi godet raportimin e Top Channel: Mashtron, mbron korrupsionin e Ballukut!

Lapsi.al 23 February 2026
Gaz Bardhi godet raportimin e Top Channel: Mashtron, mbron korrupsionin e

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e ka ngritur gishtin e akuzës drejt televizionit kombëtar Top Channel duke e quajtur një mjet të propagandës, që kryhet nëpërmjet mashtrimit për korrupsionin qeveritar. Shkak është bërë një thënie e prokurorit Dritan Prençi në raportimin në Këshillin e Mandateve, sipas të cilit persona të caktuar, "të fortë" që dyshohet se janë të lidhur me krimin e organizuar kanë kërcënuar dëshmitarët dhe që është mohuar në media duke u raportuar si një përgënjeshtrim i prokurorit Dritan Prenci për atë që është thënë në mbledhje.

"Një televizion kombëtar që i shërben interesit publik nuk merr SMS të gatshme nga Taulant Balla (sepse nuk është gazeta TEMA), por verifikon burimin, konfirmon mesazhin në disa burime, ku më i besueshmi do të ishte SPAK-u. Kur interesi nuk është informimi i publikut, por mashtrimi dhe mbrojtja e korrupsionit qeveritar, prej të cilit shpesh përfiton edhe vetë, atëherë e vërteta deformohet sipas interesot tẽ pushtetit. Ndër të tjera, prokurorët u kanë vënë në dispozicion anëtarëve të Këshillit edhe transkriptin e përgjimeve të datës 20 nëntor 2025, ku ky fakt rezulton qartësisht" shkruan Gazment Bardhi në mesazhin e tij në rrjetet sociale, duke hedhur poshtë përgënjeshtrimin e raportuar në Top Channel.

REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

Kur një televizion kombëtar shndërrohet, fatkeqësisht, në një organ propagande të Partisë Socialiste dhe të korrupsionit qeveritar!

Në asnjë moment, Prokurori Premçi nuk ka përgënjeshtruar atë që deklaroi vetë, jo një herë, jo dy herë, por plot katër herë:

Belinda Balluku ka intimiduar dëshmitarët përmes dy formave:

1.⁠ ⁠Përmes “të fortëve”, për të cilët prokurori deklaroi se po verifikohet nëse janë të përfshirë në veprimtari të krimit të organizuar, verifikim që mbulohet nga sekreti hetimor.

2.⁠ ⁠⁠Përmes zyrtarëve publikë, pjesë e kabinetit të ministres, të cilët, ose kanë shantazhuar për shkarkime nga puna ndaj familjarëve, ose kanë ofruar para në këmbim të ndryshimit të dëshmive.

Një televizion kombëtar që i shërben interesit publik nuk merr SMS të gatshme nga Taulant Balla (sepse nuk është gazeta TEMA), por verifikon burimin, konfirmon mesazhin në disa burime, ku më i besueshmi do të ishte SPAK-u. Kur interesi nuk është informimi i publikut, por mashtrimi dhe mbrojtja e korrupsionit qeveritar, prej të cilit shpesh përfiton edhe vetë, atëherë e vërteta deformohet sipas interesot tẽ pushtetit.

P.S. Ndër të tjera, prokurorët u kanë vënë në dispozicion anëtarëve të Këshillit edhe transkriptin e përgjimeve të datës 20 nëntor 2025, ku ky fakt rezulton qartësisht.

Të këshilluara

Arsyeja/ Sokol Balla në SPAK prej dy orësh

Pas dy orësh gazetari dhe ish-bashkëshorti i Belinda Ballukut, Sokol Balla lë ambjentet e SPAK. Ai u pyet lidhur me pasurinë e Ballukut që janë tranksaksione, u...

11:01

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI