Flash

Ezio Greggio turpëron dy lojtarë të Juves: “Me ta luajmë me 9”. Sulmon dhe drejtuesin

Lapsi.al 23 February 2026
Ezio Greggio turpëron dy lojtarë të Juves: “Me ta

Kombinimi i humbjeve me Galatasaray dhe Como ka qenë një goditje e rëndë për sezonin e Juventus, pothuajse jashtë Champions League dhe me vendin e katërt në kampionat që largohet (Napoli dhe Roma janë +4, ndërsa pas tyre Como dhe Atalanta janë -1). Një trend negativ që në fakt kishte nisur me humbjen e rëndë 3-0 në Bergamo, të ndjekur nga barazimi në shtëpi me Lazion dhe humbja me Interin në San Siro. Me pak fjalë, në 5 ndeshjet e fundit të luajtura nga bardhezinjtë ka pasur vetëm një barazim, pastaj vetëm disfata, jo vetëm në rezultat. Tifozët janë të lodhur, iluzioni për ta rregulluar sezonin pas ardhjes së teknikut Luciano Spalletti është shuar. Ezio Greggio flet në emër të shumëkujt dhe në X publikon një postim ku “bën copë” dy futbollistë dhe sulmon edhe një drejtues të klubit, përveçse shpreh dëshirën për një ndryshim pronësie.

Ezio Greggio “fshin” Koopmeiners dhe Openda: për të janë inekzistentë

“Në Juventus pas ndeshjes farsë me Interin u rrëzua vetëbesimi – është fillimi i postimit të prezantuesit, i njohur si tifoz juventin, që i referohet episodit të përjashtimit të Kalulu që kishte gjeneruar shumë polemika për simulimin e Bastoni – Një tjetër humbje. Pa Bremer në prapavijë jemi më të cenueshëm, Di Gregorio nuk i përmbush pritshmëritë. Zero sulmues. Me Koopmeiners dhe Openda në fushë luajmë me 9. Spalletti nuk mund të bëjë mrekulli me një skuadër ku po deshe vetëm 30% e lojtarëve janë të denjë për Juve”.

Sulmi ndaj Damien Comolli: “Juves i duhen drejtues që flasin gjuhën tonë”

Pasi “gatuan” skuadrën e Juves, Greggio kalon te nivelet e larta të klubit: “Duhet rindërtuar gjithçka, nga lart, shumë lart, ku nevojitet një pronësi që ta dojë futbollin, drejtues që për të kuptuar futbollin italian duhet të flasin gjuhën tonë dhe të vijnë nga përvoja të konsiderueshme në kampionatin tonë, deri te lojtarët që të jenë të denjë për Juve”.

Juventus

Referimi për gjuhën (përveç përvojës në Serie A) e ngushton rrethin drejtues në vetëm një person, pra francezin Damien Comolli, që prej qershorit të kaluar është AD i klubit bardhezi.

Lexo më tej: Juventus në krizë: ai aktual është kampionati më i keq i 15 viteve të fundit

“Në futbollin e sotëm, për të synuar lart, duhen një trajner i madh (e kemi), një përzierje lojtarësh kampionë (kemi vetëm Yildiz dhe Bremer) dhe lojtarë solidë me paraqitje të qëndrueshme (kemi shumë pak). Me gjysmë-figura, këpucarë dhe ‘bidona’ rezultatet janë këto: që nga 2020 nuk fitojmë një Kampionat, që nga 2021 një Kupë (italiane) (në fakt Kupa e fundit e Italisë është e vitit 2024, shën. red.). Skandaloze nuk ka qenë vetëm fanella e fundit, por menaxhimi i viteve të fundit. Ka grupe të mëdha me mjete të jashtëzakonshme financiare që mund ta rikthejnë të madhe Juven, ndoshta me një ish, mit bardhezi, në krye të strukturës”, përfundon komiku piemontez, duke e ngritur tonin deri te John Elkann dhe familja Agnelli.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI