Flash

E bujshme, shkarkohet Nuhiu: Orges Shehi trajneri i Tiranës, nesër stërvitja e parë

Lapsi.al 23 February 2026
E bujshme, shkarkohet Nuhiu: Orges Shehi trajneri i Tiranës, nesër

Tirana ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me Ardian Nuhiun, pas një serie rezultatesh zhgënjyese që kulmuan me humbjen ndaj Teutës. Bardheblutë ndodhen në vendin e parafundit me 21 pikë, teksa kanë mbetur edhe 11 ndeshje deri në përfundim të sezonit të rregullt – një situatë alarmante për një klub me historinë dhe pretendimet e 26 herë kampionëve të vendit. Trajneri i ri i skuadrës do të jetë Orges Shehi.

Nuhiu mori drejtimin e skuadrës me synimin për t’i dhënë stabilitet dhe identitet loje Tiranës, por ecuria në kampionat nuk arriti të përmbushë pritshmëritë. Problemet në vazhdimësi në fazën mbrojtëse, mungesa e efikasitetit në sulm dhe paqëndrueshmëria në rezultate nuk e lëvizën dot skuadrën larg zonës së ftohtë të renditjes. Pavarësisht përpjekjeve për të rigjetur ekuilibrin, Tirana nuk arriti të dalë nga kriza, duke e bërë të pashmangshëm ndryshimin në pankinë.

Lexo më tej: Penallti me VAR e dy shtylla, Maçolli i jep fitoren Teutës e fundos Tiranën

Në vend të tij rikthehet Orges Shehi, trajneri i fundit që shpalli Tiranën kampione. Emërimi i tij si trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit është një sinjal i qartë se klubi kërkon stabilitet, eksperiencë dhe njohje të ambientit në një moment delikat. Shehi ka një histori të suksesshme me bardheblutë, duke ndërtuar një skuadër kompakte dhe konkurruese që arriti të dominojë kampionatin në sezonin e titullit dhe duke i shkuar pranë konfirmimit në sezonin e dytë. Më herët, ai ka drejtuar edhe Skënderbeun, ku fitoi përvojë të rëndësishme në menaxhimin e presionit dhe objektivave madhorë. Shehi ka qenë trajner edhe i Partizanit dhe Ballkanit ndër të tjera.

Sfida e tij tashmë është e qartë: të rikthejë besimin, të forcojë mbrojtjen dhe të sigurojë pikët e nevojshme për të shmangur rrezikun e rënies. Me 11 finale përpara, Tirana i ka besuar njeriut që e njeh më mirë për ta nxjerrë nga stuhia dhe për t’i dhënë fund një sezoni që deri tani ka qenë larg pritshmërive.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI