Flash

Berisha: Ulsi Manja ka thënë se Belinda s'ka kryer krim të rëndë për t'u arrestuar

Lapsi.al 23 February 2026
Berisha: Ulsi Manja ka thënë se Belinda s'ka kryer krim të

Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim para qytetarëve në foltoren e ngritur përpara godinës së Kryeministria e Shqipërisë, ku ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se “nuk ka ideal më të lartë e vendim më fisnik se beteja kundër këtij regjimi”, duke e cilësuar qeverinë aktuale si një e keqe që, sipas tij, ka “ngërthyer trupin e Shqipërisë”. Ai vlerësoi protestën e 20 shkurtit 2026 si “kryengritjen paqësore më të fuqishme” që vendi ka njohur pas 20 shkurtit 1991.

Sipas kreut të PD-së, 20 shkurti 2026 ishte “dita e triumfit të idealeve demokratike, e guximit qytetar dhe e përgjegjësisë ndaj vendit”, duke shtuar se në atë ditë “Tirana ishte në duart e qytetarëve”. Ai akuzoi qeverinë si “organizatë kriminale”, duke pretenduar se për veprimet e saj meriton dënime të rënda.

Berisha iu referua edhe mbledhjes së Këshillit të Mandateve, duke përmendur Ulsi Manjën, për të cilin tha se ka deklaruar se Belinda Balluku “nuk ka kryer ndonjë krim aq të rëndë sa të arrestohet”. Në kundërpërgjigje, Berisha pretendoi se ndaj saj rëndojnë nëntë vepra penale, të cilat sipas tij përbëjnë minimumi 36 vite burg.

Ai shtoi se, sipas vlerësimit të tij, këto nëntë akuza përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël të shkeljeve që, sipas tij, janë kryer nga përfaqësues të qeverisë.

Të këshilluara

Rama largohet nga Vlora me helikopter

Kryeministri Edi Rama është larguar nga Vlora me helikopter, pasi qëndroi për rreth 3 orë në qytetin bregdetar. Shefi i Qeverisë u largua me helikopter nga Vlor...

17:28

Ndryshime në Gardën e Republikës

Ndryshime në Gardën e Republikës. Nga detyra eshte lëvizur drejtori i Planifikimit dhe Kontrollit (DPK), Kryekomisar Arjan Sopiqoti. Në vend të tij është ...

17:23

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI