Flash

Berisha thotë se Rama po negocion: Mund të jetë kapitullimi përfundimtar i drejtësisë

Lapsi.al 23 February 2026
Berisha thotë se Rama po negocion: Mund të jetë kapitullimi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka quajtur 20 shkurtin si kryengritje paqësore. Në një deklaratë nga selia blu, Berisha u shpreh se nga ajo protestë, Rama-Balluku është paraqitur “i nxirë” para shqiptarëve dhe mediave botërore.

Kryedemokrati ka përsëritur edhe një herë kërkesën që kryeministri Edi Rama dhe zëvendës kryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, të largohen nga detyra.

“Siç e dini kryengritja paqësore e 20 shkurtit paraqiti para çdo shqiptari dyshen Rama balluku më të nxirë se kurrë ndonjëherë. I rrufeshëm ka qenë pasqyrimi i kryengritjes nga mediat më të mëdha të botës. Nga të katër anët e globit, pas Ajetullahëve të Teheranit, figurat më të nxira në mediat botërore kanë qenë Edi Rama dhe Lubi Balluku. Ka patur një mirëkuptim total nga mbarë njerëzimi për kryengritje paqësore të opozitës shqiptare më 20 shkurt. Ka një vendosmëri të papërmbajtur për t’i shkuar deri në fund këtij misioni, me rëndësi të jashtëzakonshme për fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve, largimin e këtij binomi famëzi nga qeverisja. Ju jeni dëshmitarë se si Edi Rama ka bërë negociata,. Sekrete të fshehta për lëkurën e tij dhe të bashkëshortes në shkëmbin të Lubisë. Por nëse një marrëveshje e tillë arrihet ky do të ishte kapitullimi përfundimtar i drejtësisë”, tha ai.

Të këshilluara

Arsyeja/ Sokol Balla në SPAK prej dy orësh

Pas dy orësh gazetari dhe ish-bashkëshorti i Belinda Ballukut, Sokol Balla lë ambjentet e SPAK. Ai u pyet lidhur me pasurinë e Ballukut që janë tranksaksione, u...

11:01

Nju Jorku kolapsohet nga bora

Kryebashkiaku i Nju Jorkut Zohran Mamdani Ai njoftoi sonte një ndalim të përkohshëm të lëvizjes në megalopolin prej tetë milionë banorësh, i cili pritet të godi...

20:53

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI