Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

Bardhi për Ballukun: Deputetët e PS po presin një sinjal nga Rama

Lapsi.al 23 February 2026
Bardhi për Ballukun: Deputetët e PS po presin një sinjal nga Rama

Ditën e sotme, 23 shkurt, u mblodh Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për zv/kryeministren Belinda Balluku. Siç duket mazhoranca dhe opozita janë ndarë në qëndrime dhe pritet që të dalin në raporte të ndryshme në seancën parlamentare. Në një komunikim live me emisionin “Opinion” kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, u shpreh se mazhoranca është në siklet pasi nuk kanë një qëndrim zyrtar për çështjen.

“Siç e dëgjuat, nuk e dimë akoma çfarë qëndrimi kanë sepse siç e patë secili prej tyre është në siklet të madh për të deklaruar një qëndrim”, tha Bardhi.

Sipas kreut të grupit të PD-së, deputetët e mazhorancës po presion një sinjal nga kryeministri Edi Rama, duke e akuzuar kreun e qeverisë se ka vendosur të pengojë drejtësinë.

“Po presin një sinjal nga Rama, i cili ka vendosur të pengojë drejtësinë, të pengojë hetimet e prokurorisë, jo për të mbrojtur zonjën Ballukun, por veten nga kjo dosje ku rezulton i përfshirë njëlloj si zonja Balluku”, tha Bardhi.

Ai shtoi se deri më tani nuk ka ndodhur në asnjë rast që Kuvendi të ketë refuzuar një kërkesë të SPAK-ut. Sipas Bardhit, arsyeja e vetme që Kuvendi të rrëzojë kërkesën e prokurorisë është nëse hetimi rezulton të jetë i motivuar politikisht. Por sipas tij gjatë mbledhjes si prokurorët, por edhe avokatët e Ballukut e kanë mohuar diçka të tillë.

“Prokurorët i pyeta nëse zonja Balluku gjatë gjithë kësaj periudhe a ka ngritur pretendim që po ndiqet politikisht? Prokurorët konfirmuan që nuk ka patur asnjë pretendim të tillë. Akoma më provues për këtë ishte pohimi i vetë avokatëve të saj të cilëve u bëra të njëjtën pyetje.

I pyeta a keni ndonjë pretendim që ky hetim është i motivuar politikisht dhe në rast se është për çfarë arsye? Dhe përgjigja ishte që ata nuk kanë asnjë pretendim të kësaj natyre dhe e konsiderojnë një çështje ligjore që po e kryen prokuroria”, tha Bardhi.

Bardhi tha se edhe në takime private, partnerët ndërkombëtarë kanë shtuar shqetësimet për “pengimin e drejtësisë”. /Opinion.al

Të këshilluara

DW: Kosova rrezikon zgjedhje të reja?

Kanë mbetur vetëm edhe dhjetë ditë nga koha kur Parlamenti i Kosovës duhet të zgjedhë presidenten apo presidentin e ri të vendit në mënyrë që të shmangen zgjedh...

21:20

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI