Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

Artan Grubi lihet në arrest shtëpie/ Gjykata: Në burg i rrezikohet siguria

Lapsi.al 23 February 2026
Artan Grubi lihet në arrest shtëpie/ Gjykata: Në burg i

Gjykata Penale e Shkupit ka caktuar masën e "arrestit shtëpiak" për ish-zv/kryeministrin Artan Grubi, i cili dyshohet në dosjen që lidhet me “Lotarinë Shtetërore”. Ky vendim zëvendëson masën paraprake të paraburgimit për shkak të shqetësimeve për sigurinë e tij.

Prokuroria Themelore Publike në Shkup, e cila propozoi masën e arrestit shtëpiak, njoftoi se procedura ndaj të dyshuarit do të vazhdojë pasi ai është paraqitur vullnetarisht para organeve të drejtësisë dhe ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim me autoritetet.

Sipas prokurorisë, me kërkesë të mbrojtjes, Grubi është paraqitur para prokurorit kompetent dhe ka nisur shqyrtimin e materialeve të lëndës. Për shkak të vëllimit të madh të provave, thuhet se shqyrtimi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, pas së cilës të dyshuarit do t’i mundësohet të japë mbrojtjen e tij.

Autoritetet sqaruan se zëvendësimi i paraburgimit me arrest shtëpiak dhe konfiskimi i pasaportës është propozuar duke marrë parasysh se pjesa më e madhe e provave tashmë është siguruar, faktin që i dyshuari është paraqitur vullnetarisht, si dhe indiciet se në njësinë e paraburgimit nuk mund të garantohet siguria e tij personale.

Sipas prokurorisë, shqetësimet për sigurinë përfshijnë edhe anëtarë të familjes së tij. Më herët ai u mor 6 orë në pyetje nga prokurorët. 

Grubi, i cili në periudhën e kaluar ka mbajtur poste të larta qeveritare, përfshirë atë të zv/kryeministrit të parë dhe ministrit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, u arrestua më herët gjatë ditës në pikën kufitare Bllacë, pas së cilës u transferua në njësinë e paraburgimit në Shutkë dhe më pas u dërgua për marrje në pyetje në prokurori.

Ai u largua nga Maqedonia e Veriut në periudhën kur u hapën procedurat paraprake në rastin e “Lotarisë Shtetërore”. Pas largimit të tij, autoritetet e ndjekjes penale vijuan procedurat hetimore dhe ndërmorën veprime ligjore në mungesë, duke e përfshirë atë në listën e personave të kërkuar. /LAPSI.al

Të këshilluara

DW: Kosova rrezikon zgjedhje të reja?

Kanë mbetur vetëm edhe dhjetë ditë nga koha kur Parlamenti i Kosovës duhet të zgjedhë presidenten apo presidentin e ri të vendit në mënyrë që të shmangen zgjedh...

21:20

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI