Flash

ARRSH ngre duart përballë rrëshqitjeve, shikoni ç'thotë drejtori

Lapsi.al 23 February 2026
ARRSH ngre duart përballë rrëshqitjeve, shikoni

Situata në segmentin e dëmtuar rrugor paraqitet tejet kritike. Drejtori i Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka deklaruar se parashikimi për hapjen e rrugës në mesditën e sotme ka dështuar për shkak të rrëshqitjeve aktive të tokës që vijojnë në zonë.

Burimet nga terreni raportojnë se sipas kreut të ARRSH, lëvizjet e vazhdueshme të masivit të dheut e bëjnë të pamundur ndërhyrjen e sigurt dhe stabilizimin e menjëhershëm të segmentit.

“Nuk mund të themi me siguri për një zgjidhje të afërt dhe të qëndrueshme,” është shprehur drejtori, duke theksuar se situata mbetet dinamike dhe në monitorim të vazhdueshëm nga specialistët.

Në këto kushte, ARRSH po shqyrton alternativa për të garantuar qarkullimin. Po mendohet ndërhyrja për sistemimin e rrugës rurale Spathar – Rruga Egnatia – Dardhë – Hotolisht, si dhe aktivizimi i një rruge dytësore nga fshati Dragostunjë, me qëllim devijimin e përkohshëm të trafikut.

“Situatë kritike, ajo që ne shpresuam se ishte një plan rrëshqitje në 6 metra nuk rezultoi i tillë rrëshqitjet janë aktive. Masat e marra me Bypass dhe rrugë unaza sekondare nuk rezultuan efektiv edhe aksi do të vijojë të mbetet i bllokuar. Po diskutohet të bëhet një rrugë altertnative, një prej mundësive është Spathari pse rrugë alternative në Dragostunjë”, tha ai.

Ndërkohë, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonën e rrezikuar dhe të ndjekin njoftimet zyrtare deri në një stabilizim të plotë të situatës.

Të këshilluara

Arsyeja/ Sokol Balla në SPAK prej dy orësh

Pas dy orësh gazetari dhe ish-bashkëshorti i Belinda Ballukut, Sokol Balla lë ambjentet e SPAK. Ai u pyet lidhur me pasurinë e Ballukut që janë tranksaksione, u...

11:01

Nju Jorku kolapsohet nga bora

Kryebashkiaku i Nju Jorkut Zohran Mamdani Ai njoftoi sonte një ndalim të përkohshëm të lëvizjes në megalopolin prej tetë milionë banorësh, i cili pritet të godi...

20:53

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI