Flash

Akuzohej për krime lufte, serbi dënohet me 13 vite burg edhe pas rigjykimit

Lapsi.al 23 February 2026
Akuzohej për krime lufte, serbi dënohet me 13 vite burg edhe pas

Edhe në procesin e rigjykimit, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 13 vjet burgim Dushko Arsiç, i akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile në vitin 1999.

Trupi gjykues tha se atij do t’i llogaritet koha që ka qëndruar në paraburgim, raporton Betimi për Drejtësi.

Edhe në procesin e parë gjyqësor, Arsiç, më 2 shkurt të vitit 2024, u gjet fajtor dhe u dënua po me 13 vjet burgim, por Apeli e ktheu më pas rastin në rigjykim.

Lista Serbe kundërshton aktgjykimin

Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit, tha se e “dënon ashpër” vendimin e Themelores.

“Ky aktgjykim i trupit gjykues, i përbërë ekskluzivisht nga gjyqtarë të nacionalitetit shqiptar, përbën edhe një dëshmi tjetër të praktikës thellësisht të padrejtë dhe etnikisht të motivuar të sistemit të drejtësisë në institucionet në Prishtinë, që në mënyrë sistematike kanë problem me trajtimin objektiv dhe të drejtë të serbëve në Kosovë dhe Metohi, e veçanërisht ndaj serbëve si Arsiçi, i cili nuk pranoi ta shesë pronën e tij”, u tha në reagimin e kësaj partie.

Avokati i Arsiçit, Nebojsha Vllaiç, më herët kishte pretenduar se klienti i tij ishte akuzuar dhe dënuar për krime lufte sepse ka tentuar ta rikthejë pronën e tij të uzurpuar në territorin e Prishtinës dhe të kthehet në Kosovë.

Ndërkaq, Lista Serbe pretendoi po ashtu gjatë procesit gjyqësor ndaj Arsiçit nuk ka pasur prova “që do të dëshmonin fajësinë e tij”.

Arsiç ishte arrestuar më 8 dhjetor 2021 nën dyshime për krime të kryera në periudhën janar-qershor 1999 në rajonin e Prishtinës.

Aktakuza ndaj tij u ngrit në nëntor të vitit 2022. Në të thuhet se ai kishte marrë pjesë në vrasjen e B.Sh, më 20 prill të vitit 1999 në Butovc të Prishtinës dhe kishte keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht A.K, atëbotë 15 vjeç.

Arsiç, së bashku me pjesëtarë të tjerë të policisë serbe dhe grupeve paramilitare, në periudhën janar-qershor të vitit 1999, kishte marrë pjesë në dëbimin dhe shpërnguljen e qytetarëve nga Prishtina dhe rrethina, sipas aktakuzës. Aty po ashtu u tha se Arsiç së bashku me një grup tjetër kishin plaçkitur dhe më pas dëmtuar pronat e shqiptarëve, duke ua vënë zjarri.

Arsiç është akuzuar për keqtrajtim të civilëve shqiptarë, plagosje dhe vrasje.

Ai ishte arrestuar në veri të Kosovës dhjetorin e vitit 2022 dhe atëbotë, Zyra e Prokurorisë Speciale nuk kishte dhënë më shumë detaje, duke u thirrur “në ndjeshmërinë e rastit”.

Ai është me origjinë nga Matiqani, që gjendet në periferi të Prishtinës, dhe pas përfundimit të luftës në Kosovë, kishte jetuar në Kralevë të Serbisë, kanë më herët për Radion Evropa e Lirë nga ekipi i tij mbrojtës.

Kohët e fundit, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur një sërë aktakuzash për krime lufte në Kosovë. Ndërkaq, që nga përfundimi i luftës, dhjetëra persona janë dënuar për këto krime para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Fillimisht pas luftës, përkatësisht nga viti 2000 dhe 2008, krimet e luftës në Kosovë u hetuan nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX).

Më 2018, EULEX-i ia dorëzoi lëndët organeve vendore të drejtësisë.

Gjatë luftës në Kosovë, nga viti 1998 deri në 1999, janë vrarë më shumë se 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë janë zhdukur.

Më shumë se 1.500 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur, pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.

Të këshilluara

Rama largohet nga Vlora me helikopter

Kryeministri Edi Rama është larguar nga Vlora me helikopter, pasi qëndroi për rreth 3 orë në qytetin bregdetar. Shefi i Qeverisë u largua me helikopter nga Vlor...

17:28

Ndryshime në Gardën e Republikës

Ndryshime në Gardën e Republikës. Nga detyra eshte lëvizur drejtori i Planifikimit dhe Kontrollit (DPK), Kryekomisar Arjan Sopiqoti. Në vend të tij është ...

17:23

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI