Flash

Tare provon goditjen direkt nga Camp Nou: Milan i shfrenuar, kontakton Barcelonën

Lapsi.al 22 February 2026
Tare provon goditjen direkt nga Camp Nou: Milan i shfrenuar, kontakton

Milani ka nevojë për përgjigje në kampionat, por edhe në terrenin e vështirë të merkatos. Për sezonin e ardhshëm Drejtori Sportiv Igli Tare i ka idetë e qarta: goditje në ardhje nga Barcelona. Në këtë 2026, Milan na ka mësuar me ndalesa të papritura që e kanë shndërruar ëndrrën për titull në një mirazh të largët, duke i lënë fushë të lirë arratisjes së vetmuar të Interit. Problemi nuk qëndron te manovra, shpesh e rrjedhshme, por te një sterilitet shqetësues në sulm që ka vënë në qendër të kritikave repartin ofensiv.

Me përjashtim të shkëndijave të zakonshme të Christian Pulisic dhe fizikut shpërthyes të Rafael Leao, interpretuesit e tjerë të sulmit kuqezi duket se e kanë humbur lidhjen me golin, duke munguar në takimet vendimtare para porte. Ndërsa Allegri është i angazhuar të mbajë lart tensionin nervor për të mos humbur trenin e zonës Champions dhe për të qëndruar në hijen e Interit, prapaskenat e via Aldo Rossi lëvizin me diskrecion falë Drejtorit Sportiv Igli Tare. Ai po punon për një programim veror që premton të jetë i thellë dhe kirurgjik, i vetëdijshëm se për të ngushtuar diferencën me kreun nevojiten profile të afta të kombinojnë fantazinë me konkretësinë. Në këtë skenar reflektimesh strategjike, po piqet një goditje e papritur, një operacion që mund të riformësojë hierarkitë teknike të Milan dhe të rikthejë në San Siro një talent që futbolli europian mezi pret ta shohë të rilindë.

Ansu Fati te Milan, ideja është e qartë

Rasti i madh mban emrin e Ansu Fati. Ai që dikur ishte pasardhësi i caktuar i Messit te Barcelona, sot gjendet në një udhëkryq vendimtar të karrierës së tij ndërsa është në huazim te Monaco. Lajmet që vijnë nga Spanja, të përforcuara nga agjencitë dhe media pranë ambientit blaugrana, flasin për një Barcelonë tashmë të dorëzuar për t’u privuar nga xhevahiri i saj më i brishtë. Klubi katalanas do të ishte i gatshëm të japë dritën jeshile për transferimin për një shifër që, deri pak vite më parë, do të dukej qesharake: 15 milionë euro. Një çmim okazion për një lojtar të lindur në 2002 që, pavarësisht problemeve fizike të së kaluarës, vazhdon të tregojë cilësi teknike jashtë të zakonshmes.

Lexo më tej: Yamal shtiret i dëmtuar për t’i lënë vendin Ansu Fati: nuk luante prej gati 3 muajsh

Për Milan, Ansu Fati përfaqëson shumë më tepër sesa një ide e thjeshtë merkatoje; është basti perfekt për të ngritur nivelin cilësor të një sulmi që ka nevojë për energji të re dhe paparashikueshmëri. Në via Aldo Rossi ndihet vullneti për të tentuar goditjen vendimtare, të bindur se Serie A dhe konteksti taktik i teknikut Allegri mund të jenë ekosistemi ideal për rilindjen përfundimtare të spanjollit. Edhe pse ende nuk ka një negociatë të ngushtë, kontaktet eksploruese me rrethin e lojtarit Tare I ka bërë dhe sinjalet e hapjes nga Barcelona tregojnë se marrëveshja mund të jetë më afër nga sa pritet. Sigurimi i një talenti të tillë – që ka shënuar 7 gola në 14 paraqitje në Ligue 1 – do t’i lejonte drejtorit shqiptar Tare të realizonte një goditje mjeshtërore, duke i garantuar Milanit atë hap cilësor të nevojshëm për t’u rikthyer të bëjë zhurmë jo vetëm në Itali, por edhe në skenën e madhe të Champions League.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI