Flash

Prokuroria e Elbasanit nis hetimet për rrëshqitjen masive në aksin Përrenjas-Librazhd

Lapsi.al 22 February 2026
Prokuroria e Elbasanit nis hetimet për rrëshqitjen masive në

Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetim kryesisht ndaj kompanisë që po punon për zgjerimin e Korridorit të VIII në zonën e Dragostunjës ku ka ndodhur rrëshqitja masive e tokës në aksin Përrenjas-Librazhd.

TCH raporton se hetimi do të fokusohet në shkaqet që çuan në rrëshqitjen masive e cila shembi rrugën, linjën hekurudhore, linjat elektrike e rrezikon më tej.

Prokuroria në bashkëpunim me institucionet e tjera kompetente do të verifikojë lejen për marrjen e inerteve në Shkumbin dhe zbatimin e saj. 

Objekt i hetimit do të jetë e gjithë rruga pra nga Peqini në Qukës që mbulon zona e Prokurorisë së Elbasan, pasi lumi Shkumbin po shfrytëzohet masivisht në disa zona.

Autoritetet kanë stakuar linjën e tensionit të lartë dhe do të demontohet shtylla e tensionit të lartë, pasi edhe ajo po rrëshqet.

Situata në segmentin rrugor është përkeqësuar ndjeshëm gjatë orëve të fundit për shkak të rrëshqitjes së tokës dhe fundosjes së urës, duke rritur rrezikun për çdo lloj qarkullimi.

Rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme autoritetet ndaluan fillimisht lëvizjen e automjeteve dhe më pas edhe qarkullimin e këmbësorëve, si dhe të mjeteve të emergjencës, zjarrfikëse, polici e ambulanca, për shkak të rrezikut të lartë dhe pamundësisë për të identifikuar zonat e dëmtuara në errësirë.

Zona mbetet e izoluar dhe nën monitorim të vazhdueshëm, ndërsa rreziku i shembjes së plotë të strukturës konsiderohet i lartë. /TCH

Të këshilluara

Vrasje në Kavajë

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të shtune në Kavajë, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur me mjet prerës. Sipas informacion...

15:45

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

Kënga e fundit e Edi Ramës

Gjendja e rënduar e Edi Ramës dhe sjellja e tij e çakërdisur, nuk mund të shpjegohen më me personalitetin e tij, që gjithnj...

17:44 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI