Flash

Barcelona mposht 3-0 Levante, dhe i rimerr kreun Real Madridit

Lapsi.al 22 February 2026
Barcelona mposht 3-0 Levante, dhe i rimerr kreun Real Madridit

Ka një kryesuese të re në La Liga. Pas humbjes së djeshme të Real Madridit, Barcelona nuk gabon ndaj Levantes dhe rimerr vendin e parë në renditje (+1 ndaj “Los Blancos”). Në Camp Nou, skuadrës së Flick iu deshën vetëm 4 minuta për të zhbllokuar ndeshjen. Pas një goditjeje këndi, Eric Garcia krosen fort në qendër të zonës, ku gjen Bernal që shënon nga pak hapa larg.

Në minutën e 15-të, Joan Garcia shpëton ndaj Victor Garcia, ndërsa në të 27-ën shtylla i mohon dyfishimin Leëandoëskit. Në minutën e 32-të vjen goli i dytë i Barcelonës. Cancelo pasoi në qendër për De Jong, i cili futet në mënyrë perfekte dhe realizoi për 2-0.

Në pjesën e dytë, blaugranat iu afruan disa herë golit të tretë, të cilin e gjejnë në minutën e 82-të me Fermin Lopez. Numri 16 godet me të majtën nga jashtë zone, topi përplaset në shtyllë dhe përfundon në rrjetë. Kjo ishte goditja finale që vulosi rezultatin përfundimtar 3-0.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI