Flash

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

ARRSH: Aksi Librazhd - Përrenjas, zyrtarisht i pakalueshëm

Lapsi.al 22 February 2026
ARRSH: Aksi Librazhd - Përrenjas, zyrtarisht i pakalueshëm

Situata në aksin kombëtar pranë zonës “Arrat e Gurrës”, në fshatin Dragostunjë të Librazhd, është përkeqësuar, pasi ura në këtë segment ka pësuar dëmtime të konsiderueshme dhe është shpallur zyrtarisht e pakalueshme.

Sipas Drejtorit të Autoriteti Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, struktura e urës ka humbur parametrat e sigurisë, duke e bërë të pamundur qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve mbi të. Në këto kushte, është marrë vendimi për demontimin e saj, si masë emergjente për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.

Dëmtimet janë shkaktuar si pasojë e lëvizjeve të tokës dhe problematikave gjeologjike që prej ditësh kanë prekur këtë segment rrugor, duke krijuar një situatë të ndërlikuar për qarkullimin në aksin strategjik që lidh zonën me pjesën tjetër të vendit.

Autoritetet bëjnë me dije se paralelisht me demontimin e urës, po shqyrtohen alternativat për zgjidhje provizore dhe më pas ndërtimin e një strukture të re, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të normalitetit në këtë nyje të rëndësishme rrugore. Deri në një njoftim të dytë, segmenti mbetet i bllokuar dhe përdoruesit e rrugës duhet të ndjekin devijimet e përcaktuara nga strukturat përkatëse. /LAPSI.al

Të këshilluara

Vrasje në Kavajë

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të shtune në Kavajë, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur me mjet prerës. Sipas informacion...

15:45

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI