Flash

Vrasje në Kavajë

Lapsi.al 21 February 2026
Vrasje në Kavajë

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të shtune në Kavajë, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur me mjet prerës.

Sipas informacionit paraprak, më datë 21.02.2026, rreth orës 14:22, në lagjen nr. 3, shtetasi R. P., rreth 47 vjeç, banues në Kavajë, dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me thikë shtetasin S. I., po ashtu rreth 47 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra, ky i fundit ka ndërruar jetë në spital.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave si dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Të këshilluara

Plagosje me armë në Gjirokastër

Policia e Shtetit Rreth orës 09:40, në fshatin Mashkullorë, dyshohet se për shkak të konflikteve të vazhdueshme për motive pronësie, shtetasi A. Ç., 93 vjeç,...

12:44

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI