Flash

VIDEO/ Elbasani fiton ndaj Vorës me penallti të diskutueshme dhe afrohet me Vllazninë

Lapsi.al 21 February 2026
VIDEO/ Elbasani fiton ndaj Vorës me penallti të diskutueshme dhe

Elbasani ka marrë tre pikët e arta në transfertë, duke mposhtur Vorën 2-1 në kuadër të javës së 25-të të Superiores. Një fitore që i afron verdheblutë vetëm tre pikë pas Vllaznisë kryesuese.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë. Në minutën e 28-të Olberkis dërgoi topin në rrjetë me një gjuajtje të saktë me kokë pas harkimit nga goditja e dënimit. Olberkis festoi golin me dedikim për Emiljano Mustën, i cili është bërë baba.

Vora reagoi shpejt, dhe në minutën e 38-të Kasalla shënoi një supergol që barazoi rezultatin 1-1. Kjo i riktheu shpresat për vendasit para pushimit të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, Elbasani tregoi më shumë iniciativa. Në minutat 80′-82′ Loukili fitoi një penallti që shkaktoi protesta nga Vora, e cila e konsideroi simulim. Arsen Lleshi e shfrytëzoi mundësinë dhe shënoi golin vendimtar, duke i siguruar Elbasanit tri pikë të rëndësishme. Vendimi për penalltinë u konfirmua edhe nga VAR.

Me këtë fitore, Elbasani mbetet në vendin e tretë, një pikë pas Egnatias dhe tre pikë pas Vllaznisë. Tashmë lufta për vendet e para mbetet e ngushtë.

Ivan Gvozdenoviç: Kampionati do të jetë luftë deri në fund!

Pas ndeshjes trajneri Ivan Gvozdenoviç vlerësoi performancën e Elbasanit dhe sfidat e javëve të ardhshme. Ai u shpreh se çdo javë ka presion dhe nuk kishte shumë alternativa nga pankina, por lojtarët menaxhuan mirë situatat dhe arritën të siguronin tri pikët e rëndësishme. Gvozdenoviç komentoi edhe golin e Vorës, duke theksuar gabimin individual të mbrojtësit, por dhe aftësinë e Kasallës për driblim dhe finalizim. Ai vlerësoi debutimin e Samuelit, një lojtar i ri dhe me eksperiencë, dhe siguroi se do përmirësojnë detajet. Trajneri shtoi se deri në maj do të ketë luftë të fortë për vendet e sipërme dhe poshtë tabelës.

[video width="654" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/02/6999ad4d90686.mp4"][/video] [video width="648" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/02/6999af2d8e4b5.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI