Flash

Me 10 kg kanabis në makinë, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

Lapsi.al 21 February 2026
Me 10 kg kanabis në makinë, arrestohet 42-vjeçari në

Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës në Unazë të Madhe, duke transportuar kanabis me qëllim shitjen.

Mësohet se në pranga ra Vilson Shima, 42 vjeç, banues në Tiranë, të cilit gjatë kontrollit në automjet iu gjetën 10 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen.

Ndërkohë, gjatë kontrolleve në banesë iu gjetën 2 armë zjarri pistoletë, 2 silenciator dhe municion luftarak.

Tiranë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndalesa”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen 10 kg kanabis, 2 armë zjarri pistoletë, 2 silenciator dhe municion luftarak, vihet në pranga 42-vjeçari.

42-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Unazë të Madhe, duke transportuar 10 kg kanabis me qëllim shitjen.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas që po transportonte lëndë narkotike me automjet dhe posedonte sende të kundërligjshme në banesë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ndalesa”.

Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi Vilson Shima, 42 vjeç, banues në Tiranë.

42-vjeçari u ndalua nga shërbimet e Policisë, në Unazë të Madhe, duke qarkulluar me një automjet, në të cilin gjatë kontrollit u gjetën, në total, 10 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen.

Më tej, gjatë kontrollit të banesës së tij, iu gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri pistoletë, 2 silenciator dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Vrasje në Kavajë

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të shtune në Kavajë, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur me mjet prerës. Sipas informacion...

15:45

Plagosje me armë në Gjirokastër

Policia e Shtetit Rreth orës 09:40, në fshatin Mashkullorë, dyshohet se për shkak të konflikteve të vazhdueshme për motive pronësie, shtetasi A. Ç., 93 vjeç,...

12:44

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

Kënga e fundit e Edi Ramës

Gjendja e rënduar e Edi Ramës dhe sjellja e tij e çakërdisur, nuk mund të shpjegohen më me personalitetin e tij, që gjithnj...

17:44 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI