Flash

Vëllai i Suel Çelës kërkon lirinë, ndodhet i shtruar në spitalin e burgjeve

Lapsi.al 20 February 2026
Vëllai i Suel Çelës kërkon lirinë, ndodhet i shtruar

I ekstraduar disa ditë më parë nga Belgjika, Mario Çela, vëllai i Suel Çelës, i është drejtuar Gjykatës së Posaçme me kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurisë, duke pretenduar probleme shëndetësore.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur shtyrjen e seancës, me qëllim caktimin e një ekspertimi mjeko ligjor që do të vlerësojë gjendjen shëndetësore të Çelës dhe nëse ai përmbush kriteret ligjore për ndryshimin e masës.

Në seancën e sotme, Çela nuk është paraqitur personalisht, por është përfaqësuar nga avokati Artan Gjermeni. Prokuroria e Posaçme është përfaqësuar nga prokurori Altin Dumani. Aktualisht, i pandehuri ndodhet në Spitalin e Burgjeve, ku është shtruar pas pretendimeve për probleme shëndetësore.

Mario Çela konsiderohet pjesë e dosjes së goditjes së organizatës kriminale të Elbasanit, e drejtuar sipas SPAK nga Suel Çela. Ai u arrestua në Belgjikë në kuadër të një operacioni që çoi në lëshimin e 21 urdhër arresteve.

Pak ditë më parë, GJKKO i komunikoi masën e sigurisë “arrest në burg”, të caktuar në mungesë, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Organizata kriminale”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” si dhe “Korrupsioni aktiv në sektorin privat”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI