Flash

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

Rubio reagon pas takimit me Osmanin: Faleminderit për kontributin në...

Lapsi.al 20 February 2026
Rubio reagon pas takimit me Osmanin: Faleminderit për kontributin
Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, Marco Rubio, ka bërë një koment në rrjetet sociale lidhur me takimin që pati me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Rubio, ka falënderuar Osmanin, si dhe, popullin e Kosovës "për përkushtimin e tyre ndaj paqes dhe stabilitetit" pas anëtarësimit në Bordin e Paqes. Sekretari Rubio, në postimin e tij, ka bërë të ditur se ai ka falënderuar Osmanin edhe për kontributin e saj në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza. ‘’U takova me Presidenten Vjosa Osmani dhe e falënderova atë, si dhe popullin e Kosovës, për përkushtimin e tyre ndaj paqes dhe stabilitetit duke qenë anëtar themelues i Bordit të Paqes. Po ashtu e falënderova Presidenten Osmani për kontributin e saj në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza", ka shkruar Rubio.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Secretary Marco Rubio (@secrubio)

Më herët, një koment për takimin bëri edhe Osmani në rrjetet sociale. "Me SHBA-të jemi të bashkuar në vendosmërinë për të mbrojtur paqen dhe për të garantuar një të ardhme më të sigurt për brezat e rinj! Në 18-vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, ishte nder i veçantë që sot u prita në Departamentin Amerikan të Shtetit nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio. Diskutuam mundësitë për forcimin e aleancës sonë, si dhe hapat konkretë në këtë drejtim që kanë rëndësi jetike për popullin tonë. Në veçanti, e falenderova për përfshirjen e Kosovës në Bordin e Paqes, për mbështetjen vendimtare amerikane për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, si dhe për prezencën ushtarake amerikane në Kosovë si prezencë kyqe për paqen e stabilitetin në rajon. Diskutuam për rëndësinë e madhe të anëtarësimit të Kosovës në NATO, si dhe për hapjen e kapitujve të ri të bashkëpunimit në ekonomi e mbrojtje, si pjesë e partneritetit tonë strategjik. Krah për krah me Shtetet e Bashkuara, mbetemi të përkushtuar ndaj forcimit të paqes dhe sigurisë, adresimit të sfidave të përbashkëta globale dhe avancimit drejt integrimit euroatlantik të Kosovës" -shkroi Osmani. /LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI