Flash

Pse në protestën e së premtes nuk pati asnjë polic të lënduar

Lapsi.al 20 February 2026
Pse në protestën e së premtes nuk pati asnjë polic të

Sa herë ka protesta të opozitës nuk mungon “spektakli” i krerëve të policisë së shtetit dhe ministrave të Brendshëm me policët e lënduar. Edhe në 10 shkurt, nga autoritetet policore dhe burime spitalore nuk reshtnin njoftimet për efektivë të uniformave blu të plagosur në spital.

Në atë kohë u tha se kishte mbi 12 efektivë të lënduar nga mjetet piroteknike. Ministrja e Brendshme shkoi personalisht në spital në orët e vona të natës e shoqëruar edhe nga krerët e policisë së shtetit ku u shfaqën policë të fashuar. Kjo u shfrytëzua për të treguar se sa e dhunshme ishte opozita. 

E kundërta ndodhi në protestën e 10 shkurtit. 

Këtë herë munguan policët e lënduar. Duhet thënë se ky është një lajm i mirë pasi askush nuk e uron.

Ajo që ra në sy ishte se në të kundërt, në spital pati qytetarë të lënduar nga hedhja e bombolave me gaz lotsjellës apo nga asfiksimi i tymit. Kjo lidhet me faktin se këtë të premte policia e shtetit u tregua mjaft agresive dhe me një shfaqje force jo proporcionale me reagimin e protestuesve.

Në të gjitha konventat, rregulloret dhe ligjet, policia e shtetit duhet të jetë e matur në raste protestash. Hedhja e gazit lotsjellës pa limit bëri që të lëndoheshin qytetarë të shumtë dhe madje edhe besimtarë myslimanë që kryenin faljen në xhaminë e Namazgjasë. Një i ri u filmua teksa goditej në kokë nga një bombël e gazit lostjellës.

Më pas agjentë të policisë, pa asnjë mjet identifikimi nisi të merrte zvarrë qytetarët nga rrugët dhe duke i plasur nëpër furgonë. Deri në orën 23,00 numëroheshin mbi 40 të shoqëruar, një pjesë e të cilëve ishin të mitur. Kryeministri Edi Rama tregoi urrejtjen për protestuesit opozitarë duke i quajtur ata “qenëri”.

Këtë herë policia e Ilir Prodës dhe Albana Koçiut fillimisht deklaroi se nuk merrte përsipër protestën dhe më pas vendosi të tregojë dhëmbët me protestuesit opozitarë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

Kënga e fundit e Edi Ramës

Gjendja e rënduar e Edi Ramës dhe sjellja e tij e çakërdisur, nuk mund të shpjegohen më me personalitetin e tij, që gjithnj...

17:44 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI