Flash

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

"Kur mortja e shtyn qenërinë..."/ Rama reagon për gazin lotsjellës që u hodh në xhami

Lapsi.al 20 February 2026
"Kur mortja e shtyn qenërinë..."/ Rama reagon për gazin

"Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…" Është ky komenti që ka bërë kryeministri Edi Rama pas protestës së opozitës mbrëmjen e kësaj të premteje. Rama duket se akuzon opozitën se i ka shtyrë protestuesit drejt xhamisë a thua se ishin protestuesit që hodhën gazin lotsjellës.

Më herët edhe ministrja e Brendshme Albana Koçiu bëri fajtore protestuesit dhe opozitën për gazin që mbuloi besimtarët në xhami. 

"Sot kryeqyteti u nda në dy realitete që nuk kanë asgjë të përbashkët. Nga njëra anë, përulësia e besimtarëve që kërkojnë paqe; nga ana tjetër, banda e çadrave dhe e molotovit që me maska në fytyrë nxisin dhunë. Ndërkohë që dëgjohet lutja, ulërijnë britmat për shkatërrim.

Është një kontrast që të lë pa fjalë: Lutja përballë mallkimit. Qytetaria përballë vandalizmit.

Përballë kësaj marrëzie që djeg qytetin për hallin e karriges së një njeriu, duke u kërkuar ndjesë besimtarëve që ishin aty në ritualin e lutjeve e u përballën me situatën e gazit lotsjellës, mbetet të themi vetëm një fjali: Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë!" - shkruan Koçiu. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI