Flash

Era e fortë rrëzon pishën në Vlorë, përplaset një automjet nga bllokimi i rrugës

Lapsi.al 20 February 2026
Era e fortë rrëzon pishën në Vlorë, përplaset

Era e fortë që ka përfshirë qytetin e Vlorës mbrëmjen e djeshme dhe gjatë orëve të natës ka shkaktuar dëme. Rreth orës 04:00 te mëngjesit, në zonën e Pyllit të Sodës, një pishë e madhe është rrëzuar si pasojë e erërave të fuqishme. Ajo ka bllokuar plotësisht aksin rrugor që të çon drejt fshatit Zvërnec.

Si pasojë e rrëzimit të pemës, një automjet që po qarkullonte në atë segment rrugor është përplasur me pishën e rënë në rrugë. Nga aksidenti janë regjistruar vetëm dëme materiale. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI