Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

Cristiano Ronaldo ka mbajtur Ramazan: “Donte të kuptonte çfarë përjetojnë myslimanët”

Lapsi.al 20 February 2026
Cristiano Ronaldo ka mbajtur Ramazan: “Donte të kuptonte
Cristiano Ronaldo prej tre vitesh luan në Arabinë Saudite, ku është ylli absolut i Al Nassr. Një ish-futbollist i klubit, Shaye Sharahili, duke folur në një podcast, ka shpjeguar se sulmuesi portugez vitin e kaluar, megjithëse nuk është mysliman, e ka praktikuar Ramazanin për disa ditë. CR7 e bëri këtë për të kuptuar çfarë përjetojnë në ato ditë myslimanët.

Cristiano Ronaldo ka praktikuar Ramazanin

Prej disa ditësh ka nisur Ramazani për myslimanët në mbarë botën. Tema prej vitesh është aktuale edhe në botën e futbollit për shumë arsye. Vite më parë Premier League vendosi një ndërprerje gjatë ndeshjeve që luhen pasdite (18:30 të shtunën, 17:30 të dielën) për t’u mundësuar futbollistëve të besimit mysliman të ushqehen dhe të ndërpresin agjërimin. Në Arabinë Saudite përshtaten në përputhje me rrethanat, duke qenë se shumica e futbollistëve vendas janë myslimanë; atyre u shtohen disa të huaj që luajnë në Saudi Pro League. Një vit më parë edhe Cristiano Ronaldo e ka praktikuar për disa ditë Ramazanin. Këtë e ka bërë të ditur në podcast-in e Tymanyah Sports, Shaye Sharahili, i cili ka rrëfyer: “Vitin e kaluar, Cristiano Ronaldo provoi të agjëronte me lojtarët myslimanë të Al-Nassr gjatë Ramazanit. Ai agjëroi për dy ditë për të përjetuar atë që myslimanët përjetojnë gjatë agjërimit”. Një anekdotë ajo e Sharahilit që nxjerr në pah Ronaldon privat, që është një personazh i plotë, i cili duket se ka dashur të kuptojë, ai që i kushton shumë rëndësi trupit dhe shëndetit të tij, çfarë përjetojnë, të paktën atletët si ai, që nuk mund të hanë nga agimi deri në perëndim. Hahet dhe pihet para se të lindë dielli, ndërsa kur vjen perëndimi mund të rikthehesh të ushqehesh.

Futbolli dhe Ramazani

Siç u tha për Premier League, që ka qenë inovative edhe në këtë drejtim, çdo vit kjo temë rikthehet në vëmendje. Një vit më parë e njëjta rregull është zbatuar në Champions League gjatë Lille-Borussia Dortmund dhe edhe në Europa League në Real Sociedad-Manchester United. Ndërsa belgu Onana tregoi disa vite më parë se si është jeta e një futbollisti gjatë periudhës së Ramazanit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI