Kreu i PD-së Sali Berisha dënoi me ashpërsi sulmin me gaz lotsjellës të policisë ndaj protestuesve dhe xhamisë së Namazgjasë. Berisha tha se hedhja e gazit lotsjellës në xhami, ka bërë që besimtarët të ndërpresin lutjen.
"Kanë hedhur bomba tymuese dhe gazi në kate të ndryshme të xhamisë, kur besimtarët po faleshin. E mbushën Xhaminë me gaz lotsjellës. Zoti i vraftë për këtë krim të shëmtuar janë pasardhës të etërve të tyre barbarë", - tha Berisha.
Fjala e Berishës nga selia e Partisë Demokratike shënoi dhe fundin e protestës. Berisha akuzoi policinë e shtetit se ka sulmuar edhe selia e partisë së tij.
“Projekti tyre, plani i tyre ogurzi për të krijuar gjakderdhje, përsëri sot u shpalos duke qëlluar në ballë kandidaten për deputete Senada Mehmetin. Ju patë të tjerë, u qëlluan pas koke me bombolat e gazit. Ju patë sesi u përdorën bombat tymuese me acid nitrit helmues, bombat shurdhuese vetëm për të akuzuar opozitën.
U përdorën ato mjete që përdoren në pozicione luftarake me palë armike. Sot përshkallëzimi i Edi Ramës, kundër opozitës, ka qenë i paprecedentë. Sot kriminelë me uniformë kanë hedhur bomba tymuese dhe bombola gazi në territorin e PD.
Sot Rama ka ndërmarrë një akt të pashembullt, ka sulmuar selinë e PD si një hakmarrje ndaj kryengritësve paqësore. I jap fjalën e nderit se në rast se guxon të sulmojë këtë seli, selitë e tij gjurmë nuk do t’iu gjejë. I them Ramës, është mundimi i madh për ne të përmbajmë qytetarët dhe sulmet e tre ndaj sulmeve të krimit.
Urrejtjen atërore që ke mos e shpreh duke gjuajtur bombat tymi dhe bombola gazi në selinë e PD. Ne jemi kryengritës paqësore, por ne nuk të tolerojmë sulmin ndaj selisë. Hiq dorë nga sulmi në selinë e PD. Jemi të gatshëm nga mëngjesi në mesnatë të përgjigjemi siç e meriton”, - tha Berisha. /LAPSI.al