Flash

Tre skiatorë humbin jetën nga orteku në alpet e Austrisë

Lapsi.al 18 February 2026
Tre skiatorë humbin jetën nga orteku në alpet e Austrisë

Tre persona kanë humbur jetën nga në alpet e Austrisë nga ortekët. Mësohet se në rajonin Fiss, një pushues 71-vjeçar humbi jetën në një pistë skijimi, ndërsa në Luginën Navis, një skiator 44-vjeçar gjerman vdiq.

Në shtetin fqinj të Vorarlbergut, ku ishte lëshuar një paralajmërim për një “rrezik të lartë” të ortekëve (Kategoria 4), një skiator u varros në dëborë dhe u gjet i vdekur. Gjithashtu të hënën e kaluar, dy austriakë që po bënin snoëboard në akullnajën Stubai në Tirol u rrëmbyen nga një ortek, duke rezultuar në vdekjen e tyre.

Autoritetet në Itali dhe Zvicër kanë qenë në gatishmëri të lartë në orët e fundit, duke urdhëruar evakuimin e zonave në Alpe pas reshjeve ekstreme të dëborës dhe një rreziku në rritje të ortekëve të reja. Brenda pak orësh, kushtet e motit u përkeqësuan ndjeshëm, duke çuar në mbylljen e rrugëve dhe evakuimin e banorëve dhe turistëve, pasi ortekët dhe grumbujt e dëborës disa metra të lartë mbuluan komunitetet malore.

Gjithashtu në rajonin e Piemontes, autoritetet urdhëruan evakuimin e menjëhershëm të qytetit turistik të Roquemole, ndërsa u vendos ndalimi i hyrjes dhe mbyllja e të gjitha rrugëve. Sipas mediave të huaja, rreth 40 persona, banorë dhe vizitorë, u larguan nga zona, duke gjetur akomodim në qytetet ose hotelet fqinje.

Në Zvicër, rreth 50 persona në komunën e Orsier u detyruan të evakuonin shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut në rritje. Sipas agjencisë rajonale mjedisore ARPA Piemonte, erërat e forta arritën shpejtësinë 189 kilometra në orë në stacionin meteorologjik Gran Vaudala, në një lartësi prej 3,272 metrash.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI