Flash

De Rossi për episodin Kalulu-Bastoni: “Për fat ndodhi mes Juve dhe Inter”

Lapsi.al 16 February 2026
De Rossi për episodin Kalulu-Bastoni: “Për fat ndodhi mes Juve

Daniele De Rossi rikthehet me një barazim që lëviz renditjen e Genoas së tij, duke barazuar pa gola me Cremonesen, pas një ndeshjeje intensive dhe një fundi shpërthyes falë traversës së bujshme të Bonazzolit që bëri të dridhej populli i Grifonit. Por edhe në Marassi tema e ditës pas ndeshjes ishte ajo që ndodhi në San Siro në Inter-Juve, me gabimin e La Pennës, përjashtimin e Kalulus dhe simulimin e Bastonit që zemëruan shumëkënd.

De Rossi, ndër të parët që u shpreh si trajner mbi një VAR më shumë se të diskutueshëm, rikthehet te tema me një këndvështrim personal: “Në gjithë këtë ka një notë pozitive, më mirë që ndodhi në Juve-Inter. Të paktën e pa gjithë bota”.

Lexo më tej: Gafë e Di Gregorio arbitri La Penna e katranos me Kalulu: Inter thyen Juven në shtesë

Një teori e veçantë, por e qartë dhe lineare, me De Rossin që përpiqet ta shohë gotën gjysmë plot përballë asaj që ndodhi në San Siro të shtunën mbrëma gjatë Derbit të Italisë, kur vendimi i arbitrit La Penna zemëroi botën e futbollit, duke gabuar në paralajmërimin – dhe përjashtimin – e Kalulus përballë një simulimi të Bastonit – që ishte tashmë i ndëshkuar – duke ndryshuar në fund të pjesës së parë në mënyrë të pakthyeshme rrjedhën e ndeshjes. Me VAR-in që mbeti të shihte, i pamundur për të ndërhyrë për shkak të një protokolli të shtrembëruar që do të ndryshohet që ajo që ndodhi të mos ndodhë më.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI