Flash

Nuk ka fitore për Egnatian: Kasalla i përgjigjet Fernandos në fund

Lapsi.al 14 February 2026
Nuk ka fitore për Egnatian: Kasalla i përgjigjet Fernandos në

Sfida e javës së 24-të në Superiore mes Egnatias dhe Vorës përfundoi me një rezultat befasues 1-1, duke tronditur kampionët në transfertë.

Egnatia kaloi e para në avantazh që në minutën e 18-të. Fernando shënoi nga penalltia pas vendimit të gjyqtarit Koçi, i cili përdori VAR për të konfirmuar situatën.

Megjithatë, reagimi i Vorës nuk vonoi. Në minutën e 86-të, Kasalla barazoi shifrat duke siguruar një pikë të çmuar në përpjekjen për mbijetesë.

Trajneri Bellaj: “Dominuam Egnatian në pjesën e dytë”

Pas ndeshjes, trajneri i Vorës, Arjan Bellaj, u shpreh i kënaqur me performancën e ekipit:
"Jam shumë i kënaqur, i përgëzoj çunat. Në pjesën e parë na dominoi Egnatia, por në pjesën e dytë kemi dominuar ne. Ndërrimet e bëra direkt, si Felipe dhe Sefa, na ndihmuan në mbajtjen e topit dhe në markime. Të dominosh Egnatian 20-25 minuta në pjesën e dytë tregon se çunat kanë bërë mirë. Kështu duhet të luajmë gjithmonë, si me Egnatian ashtu edhe me ekipet me të cilat luftojmë për mbijetesë."

Pas këtij rezultati, Egnatia mbetet 2 pikë pas Vllaznisë, që do të ndeshet nesër me Elbasanin. Ndërkohë, Vora qëndron në vendin e shtatë, 5 pikë larg Tiranës, që do të luajë nesër derbin kundër Partizanit.

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/02/69906f5c00c9a.mp4"][/video] [video width="662" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/02/6990883712ac9.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI