Flash

Një ëngjëll nga lart: tre ditë pasi humbi të atin, Kotobelli kthen Teutën te fitorja

Lapsi.al 14 February 2026
Një ëngjëll nga lart: tre ditë pasi humbi të atin,

Teuta  ka dalë nga kriza e rezultateve duke gjetur më në fund trepikëshin pas dhjetë ndeshjesh pa fitore. Durrsakët mposhtën 2-1 me përmbysje Bylis në sfidën e javës së 24-t të Superiores, të zhvilluar në stadiumin Niko Dovana. Dy gola në 2 minuta, pastaj vendosi perla nga goditja e dënimit e realizuar nga Blerim Kotobelli, shoqëruar me gishtin drejtuar nga qielli, në kujtim të të atit, që u nda nga jeta tre ditë më parë. 

Sfida nisi me “shok” për vendasit, pasi në minutën e 3-të Aurel Marku zhbllokoi shifrat për Bylisin, duke kaluar miqtë në avantazh të hershëm. Reagimi i Teutës ishte i menjëhershëm dhe në minutën e 5-të Wotlai riktheu baraspeshën, duke vendosur rezultatin 1-1.

Në minutën e 44-t, Teuta ishte shumë pranë përmbysjes, por portieri Ozois shpëtoi Bylisin pas goditjes me kokë të Kotobellit. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1.

Në fraksionin e dytë, durrsakët rritën presionin dhe gjetën golin e avantazhit në minutën e 56-të. Kotobelli realizoi një supergol nga goditja e dënimit, duke dhuruar një moment “magjik” për tifozët vendas.

Deri në fund, Bylisi tentoi të reagojë, por Teuta administroi mirë rezultatin. Pas 90+5 minutash lojë, gjyqtari sinjalizoi fundin e takimit me shifrat 2-1 për durrsakët.

Me këtë sukses, Teuta merr frymë lirisht në garën për mbijetesë. Bylisi mbetet në pozita të vështira dhe me presion të shtuar në javët e ardhshme.

[video width="652" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/02/6990988d9e656.mp4"][/video] [video width="642" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/02/699099a034338.mp4"][/video] [video width="656" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/02/6990a75806ae2.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI

Emmy Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 78-të e Emmy Awards u zhvillua të hënën në Peacock Theater në Los Angeles, duke mbledhur së bashku yjet më ...

21:48