Flash

Rubio në Mynih: Nuk duam ta përçajmë aleancën me Europën,të rindërtojmë rendin global

Lapsi.al 14 February 2026
Rubio në Mynih: Nuk duam ta përçajmë aleancën me

Sekretari amerikan Marco Rubio tha në konferencën së sigurisë në Mynih se Shtetet e bashkuara dhe BE janë të destinuar të jenë bashkë duke zbutur tonet diplomatike një ditë pas kritikave të kancelarit Merz dhe deklaratave se Gjermania dhe Franca po bisedojnë për një program të përbashkët për mbrojtje bërthamore.

Ai u shpreh se kur SHBA-të nuk pajtohen me Europën, kjo ndodh sepse janë të shqetësuar për fatin e kontinentit të vjetër, i ndërlidhur gjithmonë me atë të amerikës. Rubio kërkoi një rindërtim të aleancës dhe rendit global.

"Nuk duhet ta braktisim sistemin e bashkëpunimit ndërkombëtar që kemi krijuar, as të çmontojmë institucionet globale të rendit të vjetër. Por këto duhet të reformohen, të rindërtohen. Kombet e Bashkuara kanë ende potencial të madh për të qenë një mjet për të mirën e botës, por nuk mund ta injorojmë faktin se sot, për çështjet më urgjente me të cilat përballemi, ato nuk kanë përgjigje dhe praktikisht nuk kanë luajtur asnjë rol", tha Rubio.

SHBA-ja, shtoi Rubio, po i hap “rrugën një shekulli të ri begatie”, dhe dëshiron ta bëjë këtë së bashku me Europën.

“Ne duam që Europa të jetë e fortë. Besojmë se Europa duhet të mbijetojë. Në fund të fundit, fati ynë është i ndërthurur me tuajin”, shtoi Rubio.

Edhe pas këtij fjalimi frymëmarrës për diplomacinë ku sekretari amerikan e quan SHBA-në ‘një fëmijë të Europës’ liderët e BE, i qëndruan deklaratave se Europa duhet të qëndrojë mbi këmbët e saj.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI