Flash

Boga, frika në Nisë e pastaj jeta e re: "Kisha humbur kilogramë, Juventus më shpëtoi"

Lapsi.al 14 February 2026
Boga, frika në Nisë e pastaj jeta e re: "Kisha humbur

Frika në Nisë dhe më pas rilindja te Juventus. Jeremie Boga ndihet si një njeri i ri në Torino, pasi mbylli eksperiencën e trazuar franceze dhe u rikthye në Serie A dy vjet e gjysmë pas lamtumirës nga Atalanta. Në Côte d’Azur gjërat kishin shkuar keq për 29-vjeçarin nga Bregu i Fildishtë, i lindur në Francë. Pas humbjes në fund të nëntorit me Lorient, rreth 400 tifozë të Nice pritën lojtarët në kthim nga transferta dhe i sulmuan në hyrje të qendrës stërvitore: shkelma, grushte dhe fyerje raciste, veçanërisht ndaj Boga dhe Tarem Moffi (sot te Porto).

Që nga ai moment, anësori, që kishte bërë kallëzim dhe nuk ishte paraqitur më në stërvitje, mbeti jashtë skuadre për gati dy muaj: “Ndodhi pak nga gjithçka me tifozët, ishte një periudhë e keqe për mua dhe familjen time”, ka treguar Boga për Dazn. “Nuk mund të flas ende në detaje, por qëndrova në shtëpi dy muaj me përgatitësin dhe bashkëshorten time. Jam i lumtur që dolëm nga kjo situatë”.

Lexo më tej: Tifozët sulmojnë qendrën stërvitore të Nice: shkelma dhe pështyma ndaj Boga e Moffi

Mundësia e transferimit te Juventus i ndryshoi jetën: “Në dy javët e para humba disa kilogramë sepse nuk haja shumë, familja ime kishte frikë. Juventus më shpëtoi, ishte si një bekim. Kjo është një ëndërr, duhet të tregoj sa me fat jam në çdo ndeshje dhe stërvitje.” Forma fizike po vjen (“është vetëm çështje ritmi, ndihem më mirë çdo ditë dhe jam në rrugën e duhur”), aq sa Spalletti ka menduar ta hidhte titullar në Derby d’Italia. Edhe nëse nis nga stoli, do të jetë gati të zëvendësojë Kenan Yildiz, alternativë natyrale e tij: “Ai është fenomen, të luash me të është diçka e bukur. Më priti me simpati, jam i lumtur të luaj me të.”

Para se të vishte fanellën bardhezi dhe të jepte asistin vendimtar ndaj SS Lazio, Boga kishte ndëshkuar Juventus kur luante me Sassuolo, në një barazim 2-2 të sezonit 2019/20: “Nuk mund ta harroj, ishte goli im më i bukur në Serie A, kundër një legjende si Gianluigi Buffon. Kujtim i bukur, por tani jam në anën tjetër”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI