Flash

Kur banditët rrethohen nga budallenjtë!

Lapsi.al 13 February 2026
Kur banditët rrethohen nga budallenjtë!

Në vitin 1976 ekonomisti Carlo Cipolla, në një ese argetuese prej 60 faqesh prezanton 5 ligjet themelore të një force që ai e perceptonte si kërcënimin më të madh ekzistencial për njerëzimin: budallallëkun.

Në bazë të perfitimit edhe humbjes që njeriu siguron njëherazi për veten edhe të tjerët ai i klasifikon njerëzit në katër kategori kryesore: inteligjentë, banditë, naivë edhe budallenjtë. Fillimisht ai e ndau këtë teori ai vetëm me miqtë e tij, më vonë ajo u bë e njohur ndërkombëtarisht dhe tani studiohet në shumë disiplina.

Ligji 1: Të gjithë, gjithmonë në mënyrë të pashmangshme e nënvlerësojnë numrin e budallenjve në qarkullim.

Pavarësisht se nga sa budallenjë dyshojmë se jeni të rrethuar, ne gjithmonë e nënvlerësojmë numrin total të tyre. Kjo ndodh sepse ne gabimisht i konsiderojme disa njerëz inteligjentë bazuar në karakteristika që ne besojmë se e përjashtojnë budallallëkun si puna, arsimimi, pasuria .

Për shembull, Zeqineja edhe Sara mund gabimisht të përjashtohen , nga kategoria e budallenjeve sepse janë deputete , por janë përfaqësueset më të denja të kësaj kategorie në Kuvend. Kjo na çon te ligji i 2-të:

Ligji 2: Probabiliteti që një person të jetë budalla është i pavarur nga çdo karakteristikë tjetër e atij personi.

Cipolla e konsideronte budallallëkun " si një karakteristikë njerëzore, si të kesh flokë bjonde apo sy të zinj. Rrjedhimisht, ai nuk mund të mos shpërndahet përafërsisht në mënyrë të barabartë në të gjitha sferat e shoqërisë, pavarësisht nga niveli arsimor i njerëzve. “,

Ligji 3: Budalla është ai që i shkakton humbje një personi tjetër ose një grupi njerëzish, duke u përdorur pa arritur asgjë pozitive për veten.

Budallallëku për të cilin po flasim nuk është një defekt i lindur, por në rrethana të caktuara, njerëzit si në rastin e Zeqinesë dhe Sarës bëhen budallenj sepse ata e lejojnë që kjo të ndodhë. Budallallëku në ketë rast është arroganca edhe vetëmashtrimi të bashkuara në një formë të vetme duke e trasformuar njeriun në një mjet pa mend, që është i aftë për çdo të keqe dhe në të njëjtën kohë i paaftë për të parë se çfarë është e keqe. Ndaj budallallëku në këtë rast është një problem sociologjik.

Parë në këtë kontekst budallallëku nuk eshte një çështje të IQ-së, por përkundrazi eshtë mungesë e aftësive relacionale. Ndërsa banditët i bëjnë mirë vetes por dëmtojnë të tjerët , inteligjentët i bëjnë mirë vetes edhe të tjerëve , naivët i bëjnë mirë të tjerëve edhe keq vetes, budallejnë janë ata që dëmtojnë të tjerët dhe shpesh edhe veten.

Ligji 4: Njerëzit jo budallenj gjithmonë e nënvlerësojnë fuqinë dëmtuese të individëve budallenj. Veçanërisht, njerëzit jo budallenj harrojnë vazhdimisht se në çdo kohë dhe vend dhe rrethanë komunikimi dhe/ose shoqërimi me njerëz budallenj gjithmonë rezulton të jetë një gabim i kushtueshëm.

Ligji 5 : Një budalla është më i rrezikshëm se një bandit.Në fakt, arsyeja e shëndoshë na thotë se njerëzit inteligjentë, sado armiqësorë të jenë, janë të parashikueshëm. Në të kundërt, njerëzit budallenj nuk janë të tillë . Ky ndryshim delikat i bën njerëzit budallenj tepër më të frikshëm sesa çdo kategori tjetër .

Duke lexuar 60 faqet plot ironi Carlo Cipollës , kupton që nuk ka kombinim më të rrezikshëm për një shoqëri se kur drejtohet nga "banditë" që rrethojnë veten me budallenj .

Ky është fati ynë i keq !

Të këshilluara

DURANA, jo thjesht një plaçkitje!

Si njohëse jo e keqe e Kodit Doganor edhe e ligjit të Zonave të Lira, Durana nuk është një lajthitje juridike por një sajesë në kufijtë e marrëzisë. Marrëzia...

14:47

Shqiptarët mes frikës, mjerimit dhe heshtjes

Këtë tetor nisa një bashkëpunim me BIRN për të realizuar disa reportazhe me tema të ndryshme, kryesisht sociale dhe mjedisore. E mora përsipër me dëshirë këtë p...

11:21

Një turp i madh

Një tribunë që i pëlqen të fishkëllejë: dje himnit të Sllovenisë, një vend mik i Kosovës, sot Granit Xhakës, më të mirit futbollist me origjinë shqiptare ndonjë...

12:34

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI