Flash

Juventus nxjerr në konferencë kapitenin Chivu ironizon: “Thashë të dërgonin Lautaron”

Lapsi.al 13 February 2026
Juventus nxjerr në konferencë kapitenin Chivu ironizon:

Cristian Chivu ka prezantuar takimin që Inter do të luajë kundër Juventus në ndeshjen e avancuar të javës së 25-të të Serie A dhe, mbi zgjedhjen e bardhezinjve për të dërguar kapitenin Locatelli të flasë në konferencë në vend të teknikut Spalletti, është përgjigjur në mënyrë ironike: “Thashë të dërgonin Lautaron, por nuk deshën (qesh, shën. red.). E di që për një trajner është e vështirë të flasë çdo tre ditë, ndonjëherë nuk ndryshon shumë ajo që ke për të thënë mes një ndeshjeje dhe tjetrës. Le të themi që e ndaj zgjedhjen, edhe unë nuk do të kisha ardhur (buzëqesh, shën. red.)”.

Trajneri zikaltër ka shprehur këndvështrimin e tij mbi Juven e kësaj periudhe: “Që nga ardhja e teknikut Spalletti Juventus është përmirësuar, u ka dhënë një identitet. Edhe individualisht janë rritur, vënë në vështirësi këdo. Ne? Vazhdojmë të shpresojmë që paraqitjet tona të jenë të nivelit, duke vendosur gjithmonë dëshirë dhe vendosmëri”.

Lexo më tej: Inter impresionues, më mirë se City e Real Madrid: zikaltrit janë të tretët në Europë

Chivu është stërvitur nga Spalletti dhe mbi trajnerin e Zonjës së Vjetër shprehet kështu: “Po, është përmirësuar. Ishte i zoti atëherë dhe është edhe më shumë tani. Ka një identitet të qartë, ka idetë, kam kaluar gjithmonë shumë kohë me të. Ka shumë për të thënë dhe për të bërë. Është një shembull dhe një model për një trajner të ri si unë”.

Chivu: “Do flas kur të dëgjoj një trajner të thotë se arbitri gaboi në favor të tij”

Lidhur me diskutimet për arbitrat dhe për VAR-in, me Spalletti-n që ka thënë se arbitrat duhet të bëhen profesionistë pas Juve-Lazio, Chivu shpreh mendimin e tij në mënyrë të qetë: “Është një histori e vjetër, flitet gjithmonë për të njëjtat gjëra, me ose pa VAR. Do të filloj të flas për këtë temë kur të dëgjoj një trajner të thotë se një arbitër ka gabuar në favor të tij. Të gabosh është njerëzore, është normale. Problemi i futbollit italian nuk janë arbitrat, nëse Italia nuk shkon prej vitesh në Botëror faji nuk është i arbitrave. Duhet të pranojmë se duhet të përmirësohemi në shumë gjëra të tjera. Dhe qartësisht edhe ata punojnë për t’u përmirësuar”.

Chivu konfirmon se Barella dhe Calhanoglu janë rikuperuar 

Së fundi, trajneri i Interit ka folur për rrugëtimin e skuadrës së tij dhe nëse mendonte se do të ishte në krye të renditjes në këtë pikë pas humbjes 4-3 në ndeshjen e parë: “Këtu tek Interi nuk ke kohë të mendosh, përveçse për ndeshjen e radhës. Në atë kohë duhej të vendosnim një seri rezultatesh radhazi, kështu që e kemi përjetuar ndeshje pas ndeshjeje. Është meritë e djemve: i kuptuan menjëherë kërkesat tona, vendosën brenda kulturën e punës dhe shumë krenari”.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI