Flash

68% e europianëve ndihen të kërcënuar nga lufta

Lapsi.al 13 February 2026
68% e europianëve ndihen të kërcënuar nga lufta

Frika e luftës ka përfshirë Europën, një sondazh i fundit tregon se rreth 68% e europianëve janë të bindur se vendet e tyre përballen me kërcënime, ndërsa 42% shprehen se edhe siguria e tyre personale është në rrezik.

Anketimi, i realizuar nga kompania Demoscopy me seli në Bruksel me kërkesë të Komisionit Europian përpara Konferencës së Sigurisë në Mynih, tregon se perceptimi i nivelit të rrezikut ishte më i lartë në Francë me 80%, pasuar nga Holanda dhe Danimarka 77%, dhe Gjermania 75%.

Sa i përket investimeve në fushën e mbrojtjes, 32% e të anketuarve vlerësojnë se Bashkimi Europian nuk ka bërë mjaftueshëm, ndërsa 34% mendojnë se edhe vendet e tyre kanë dështuar të ndërmarrin hapat e duhur. Një pjesë e qytetarëve të intervistuar i besojnë, megjithatë, BE-së kur vjen fjala tek forimi i mbrojtjes dhe sigurisë.

Niveli më i lartë i besimit në këtë drejtim u regjistrua në Luksemburg dhe Portugali. Ndërkohë, me skeptikët rezultojnë italianët, gjermanët dhe francezët, që në masë të madhe nuk pajtohen me këtë vlerësim.

Sondazhi është zhvilluar online në datat 5 deri më 12 janar, me pjesëmarrjen e rreth 27 mijë qytetarëve nga të 27 shtetet anëtare të Bashkimit Europian.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI