Flash

Zelensky: Zgjedhjet vetëm pasi të jetë arritur një armëpushim me Rusinë

Lapsi.al 12 February 2026
Zelensky: Zgjedhjet vetëm pasi të jetë arritur një

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, hodhi poshtë një njoftim të gazetës britanike *Financial Times*, sipas të cilit në Ukrainë mund të zhvillohen zgjedhje presidenciale të parakohshme që para datës 15 maj. Ai theksoi se zgjedhjet do të organizohen vetëm pasi të jetë arritur një armëpushim me Rusinë dhe të garantohen siguria dhe mbështetja ndërkombëtare për Ukrainën.

Sipas artikullit të "Financial Times", i cili u referohej burimeve ukrainase dhe perëndimore, ekziston mundësia që presidenti të shpallë zgjedhje presidenciale më 22 shkurt, në përvjetorin e katërt të pushtimit rus të Ukrainës. Gazeta sugjeronte gjithashtu se një arsye për këtë mund të ishte presioni nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në muajin maj, sipas këtij raporti, qytetarët do të votonin njëkohësisht për presidentin dhe për një marrëveshje paqeje me Rusinë.

Parakushtet për zhvillimin e zgjedhjeve

Duke përgënjeshtruar këto pretendime Presidenti ukrainas Zelenski deklaroi qartë se kushti kryesor për mbajtjen e zgjedhjeve është vendosja e një armëpushimi dhe sigurimi i garancive ndërkombëtare për mbrojtjen e Ukrainës. Ai theksoi se të domosdoshme për organizimin e zgjedhjeve janë siguria e procesit zgjedhor dhe një bazë e qartë ligjore.

Pretendimet ruse

Që në dhjetor të vitit të kaluar Zelenskyj ishte shprehur i gatshëm që të shqyrtonte mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve edhe në kushtet e sundimit të ligjit të luftës, por kishte nënvizuar se kjo do të ishte e mundur vetëm nëse plotësoheshin kushtet e sigurisë dhe miratohej një bazë ligjore përkatëse.

Rusiapretendon prej kohësh se mandati i Zelenskit ka përfunduar. Sipas Kushtetutës së Ukrainës zgjedhjet nuk mund të mbahen gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme të luftës, dhe ndryshimi i këtij neni mund të bëhet vetëm nga parlamenti ukrainas.

Me deklaratat e fundit Zelenski bëri të qartë se prioriteti i Ukrainës mbetet siguria dhe stabiliteti i vendit, ndërsa zgjedhjet do të zhvillohen vetëm kur të krijohen kushtet e duhura për një proces të lirë dhe të sigurt demokratik./DW

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI