Flash

Trump ndërmerr një tjetër akt të fortë kërcënues ndaj Iranit

Lapsi.al 12 February 2026
Trump ndërmerr një tjetër akt të fortë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka rishpërndarë në llogarinë e tij në platformën Truth Social një artikull të The Wall Street Journal, sipas të cilit Pentagoni po përgatit dislokimin e një aeroplanmbajtëseje të dytë amerikane në Lindjen e Mesme.

Me këtë konfirmim publik, Trump dërgon një mesazh të qartë paralajmërues ndaj Iranit, duke treguar se Uashingtoni mban në tryezë si forcën ushtarake, ashtu edhe mjetet diplomatike dhe ekonomike të presionit.

Sipas raportimit të së mërkurës nga The Wall Street Journal, Pentagoni ka urdhëruar që një grup i dytë goditës me aeroplanmbajtëse të vihet në gatishmëri për t’u dislokuar në Lindjen e Mesme, ndërsa ushtria amerikane përgatitet për mundësinë e një sulmi ndaj Iranit.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se një aeroplanmbajtëse pritet të niset brenda dy javësh, me shumë gjasë nga bregu lindor i SHBA-së. Aeroplanmbajtësja USS George H.W. Bush aktualisht po përfundon një seri stërvitjesh pranë brigjeve të Virxhinias dhe, sipas burimeve, ekziston mundësia që procedurat e nisjes të përshpejtohen.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI