Flash

VIDEO / Egnatia përmbys Teutën në Kupë, fitore dramatike me dy gola në shtesa

Lapsi.al 10 February 2026
VIDEO / Egnatia përmbys Teutën në Kupë, fitore dramatike me

Egnatia ka marrë fitore me përmbysje në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë.  Pas një sfide të tensionuar dhe dramatike Egnatia mposhti Teutën në transfertë me rezultat 1-2.

Teuta kaloi e para në avantazh me golin e Arifit. Por Egnatia

arriti të barazojë në shtesën e pjesës së parë me Adjesa, duke rikthyer emocionin në sfidë. Vendimtar ishte Kryeziu. Lojtari shënoi në shtesën e pjesës së dytë, dhe i dhuroi ekipit fitore me përmbysje dhe avantazh për ndeshjen e kthimit.

Trajneri Edlir Tetova komentoi pas ndeshjes

"Kishim bërë rotacion me goxha lojtarë, dhe mendoj që kjo na shërbeu shumë mirë, sidomos duke pasur parasysh ngjeshjen e kalendarit dhe rëndësinë e ndeshjes së Kupës. Vetëm goli i parë, të pësosh një gol në ekuilibër me dy lojtarë të Teutës, ishte i pafalshëm, por më pas skuadra reagoi shumë mirë. Lojtarët që nuk janë zakonisht në balancë në zonën e portës, u përqendruan dhe administruan situatat e rrezikshme në mënyrë korrekt.

Ndeshjet e Kupës janë ndryshe nga ato të kampionatit, sepse çdo gabim mund të kushtojë shumë. Një gol i vetëm bën diferencën dhe nuk ka shumë kohë për rikuperim. Për këtë arsye, lojtarët që kishin nevojë për pushim e morën sot, ndërsa të tjerët dhanë maksimumin. Në minutat vendimtare, ndryshimet taktike që bëmë me futjen e dy sulmuesve ishin vendimtare për të siguruar fitoren dhe për të mos e lënë ndeshjen të hapur deri në fund,” u shpreh Tetova për RTSH.

[video width="642" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/02/698b690e4ea21.mp4"][/video] [video width="652" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/02/698b5a760c6a7.mp4"][/video] [video width="642" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/02/698b53e54fa75.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI

Emmy Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 78-të e Emmy Awards u zhvillua të hënën në Peacock Theater në Los Angeles, duke mbledhur së bashku yjet më ...

21:48