Flash

Kur drejtësia kthehet në rrezik se nuk vjedh dot i qetë

Lapsi.al 9 February 2026
Kur drejtësia kthehet në rrezik se nuk vjedh dot i qetë

Edi Rama është treguar shpeshherë një mjeshtër i vërtetë për t’i magjepsur shqiptarët të gëlltisin ato që ai vetë i ka pështyrë një herë më parë. Që nga akte të rëndisshme si koalicioni “historik” me Ilir Metën në vitin 2013 e deri tek vendimmarrje qesharake si fjala vjen emërimi i gjelave të detit të opozitës në funksione të larta publike, më shumë se sharlatanizëm politik, janë parë si një birkurvëri e veçantë e kryeministrit.

Të njëjtën gjë ai po përpiqet të bëjë edhe sot, kur arritjen më të madhe me të cilën mburrrej deri dje, drejtësinë e re, po e paraqet si një rrezik për demokracinë shqiptare. I vetmi ndryshim është se entusiazmi manipulativ i dikurshëm është fashitur dhe dërrmuar nga pesha disa vjeçare e skandaleve financiare, kapja e shtetit nga krimi, degradimi i qeverisjes dhe diskreditimi brenda e jashtë vendit. Akoma edhe më të lodhur nga lëpirja e stërzgjatur janë edhe veglat e propagandës, që dikur brohorisnin me gaz për arrestimet ndërsa tani bërtasin brenda kovës së tagjisë për grusht shteti, republikë prokurorësh, marrje peng të ekzekutivit, etj.

Halli i Ballukut/ Si po e shpërbën Rama mitin e drejtësisë së re

Si simbol i rrënimit të një pushteti dhe skadencës së një propagande, ishte fytyra e kryeministrit në podcast-in e tij të dielën, ku si buf (jo kënete por çete) tentoi të fryjë puplat e rralla që i kanë mbetur për të mbuluar lëkurën e rrjepur nga korrupsioni. Dhe argumenti i vetëm që gjeti ishte se vendimi i Gjykatës Kushtetuese që la në fuqi pezullimin e zëvendëses së tij “na bëri shembull të një budallalleku botëror”. Pra budallallëk planetar qenka kur gjykata pezullon një anëtar të ekzekutivit dhe jo kur i disati anëtar i të njëjtit ekzekutiv kapet duke abuzuar me detyrën publike, merret i pandehur e megjithatë mbahet në detyrë.

Pikërisht kjo kontradiktë që nxjerr në pah jo thjesht hipokrizinë, por edhe natyrën kriminale të një pushteti të kalbur, ka zhvlerësuar çdo retorikë të Edi Ramës dhe e ka shndërruar propagandën e Rilindjes vetëm në fatura për shërbimin e ofruar. Sinkronizimi mes shtimit të skandaleve korruptive dhe ndryshimit të qëndrimeve sipas hallit të radhës, është shkaku kryesor i rënies së fuqisë manipulative të një lideri, që gjithë forcën e tij e ka patur tek propaganda dhe jo tek puna.

Prova e parë është dështimi për të tërhequr në lojën e tij Bashkimin Europian dhe vendet kryesore të BE. Reforma në drejtësi, që deri para Ballukut ishte arritja më e madhe që e afronte vendin me Brukselin, tani po rezultoka si një kal i hazdisur që i duhet vënë fre. Qoftë edhe duke ndërhyrë në lëgjislacion. Loja për të nxitur urrejtje popullore ndaj gjykatësve e prokurorëve (rrogat e larta, drejtësia e vonuar, malet me dosje, numri i të paraburgosurve, arroganca e prokurorëve, etj) për të treguar se qeveria nuk ka hallin e vet por atë të qytetarëve, nuk po ecën. Bashkimi Europian ka qenë i qartë në kërkesat që qeveria të mos ushtrojë presion mbi drejtësinë dhe se fundi edhe në detyrimin e Kuvendit për të shqyrtuar pa humbur kohën kërkesën e SPAK për imunitetin e Ballukut.

Rama barrikadë për Ballukun, tjetër shuplakë nga Brukseli, integrimi në pikëpyetje

Ndoshta në Bruksel mund të kishin një qëndrim tjetër nëse çështja Balluku do të ishte një rast i izoluar në një qeverisje model sa i takon trasnparencës dhe luftës ndaj korrupsionit. Ose nëse zëvendësja e Ramës do të kishte dhënë dorëheqjen. Madje shumë vende perëndimore kanë mbyllur sytë përpara degradimit të vlerave demokratike në Shqipëri dhe përqëndrimit të të gjitha pushteteve në një dorë. Por kapërcimi i fundit i Ramës i ka vënë në një pozitë ku çdo lloj justifikimi është i pamundur. Nëpërmjet sulmit ndaj drejtësisë ai duket se po u kërkon hapur “më lini të qetë kur jam duke vjedhur” dhe kjo është një përgjegjësi e madhe për burokratët e Brukselit, të cilët të vetmin flamur që u kish mbetur në dorë gjatë qeverisjes së Ramës ishte ai i reformës në drejtësi.

Por përveç aspektit formal që ka të bëjë me dështimin ose jo të reformës në drejtësi, të cilën një pushtet absolut po kërkon ta rishikojë ose më saktë nënshtrojë, sponsorët e saj janë vënë përballë taksapaguesve të tyre edhe sa i takon cilësisë së veçantë të korrupsionit në Shqipëri. Abuzimet dhe vjedhjet e fondeve europiane për bujqësinë janë vërtetuar nga vetë ekspertët e BE. Milionat e dhëna për teknologjinë, përveç atyre që paguajnë vetë shqiptarët, janë administruar nga një grup i strukturuar kriminal në krye të AKSH-it. Në të kundërt të detyrimeve që lindin për një vend kandidat, tendera, konçesione, prokurime e ligje speciale për qindra milionë euro, u janë dhënë pa garë e transparencë vendeve jashtë BE. Vetëm së fundi, marrëveshjet për Smart City, blerjet pa transparencë e garë të paisjeve ushtarake nëpërmjet KAYO apo afera me pasoja si porti i Durrësit dhe ai i Porto Romanos, mjaftojnë për të kuptuar “nevojën” për ndërhyrje në legjislacion për t’i vënë fre drejtësisë që u çmend krejt papritur me Belinda Ballukun.

Rama sfidon SPAK: Nuk e jap imunitetin e Ballukut, do ndërhyj në legjislacion!

Cilësimi i pezullimit të zëvendëses së tij si “një budallallëk botëor” , ishte i mjerë edhe për faktin se i konsumuar nga vargu i gjatë i justifikimeve sa herë është kapur në vjedhje, Ramës i ka mbetur vetëm kategorizimi i budallallëkut si argument. Ai dhe ata që vazhdojnë i mbajnë ison si kusur për propagandën e parapaguar, janë të njëjtën që kërkonin me zë të lartë dhe brohorisnin kur arrestoheshin kundërshtarët politikë. Të njëjtët që damkosnin ish bashkëpunëtorët e lëshuar për pagesa hotelesh e klinika, restorante, pllaka banjosh apo të brendëshme grash. Të njëjtët që këto arrestime e heqje imunitetesh i shisnin si medalje të drejtësisë së pavarur në gjoksin e Rilindjes, për të cilën përbetoheshin se nuk do të bëhej kurrë zyrë avokatie për cilindo që do të hetohej. Të njëjtët që në opozitë skandalizoheshin se si Berisha mbante në detyrë një drejtor tatimesh në arrest shtëpie, ndërsa sot nuk hapin gojën kur nga shtëpia vazhdon të drejtojë një e akuzuar për grup të strukturuar kriminal. A mund të besohen këta kur flasin për republikë prokurorësh, pikërisht ditën kur prokurorët hynë në paradhomën e Ramës?

Imuniteti i Ballukut/ Lubonja: Një krim i paparë korrupsioni po mbulohet nga Rama

Pikërisht kjo e bën të qartë për të gjithë, brenda e jashtë vendit, se e ashtuquajtura nevojë për rishikimin e reformës në drejtësi nuk lindi nga rreziku i një grushti shteti, por nga paranoja e një pushteti dhe frika e mbylljes së një tjetër rubineti. ©lapsi.al

Të këshilluara

Si të qeverisësh për veten

Rama është thelbi i qeverisjes Rama. Nuk është imponimi i një vizioni apo ideologjie specifike në mënyrë diktatoriale. Ndryshe nga tirania, që sipas Aristotelit...

11:42

Qeverinë Rama e rrëzoi Balluku

Pafuqaia e opozitës përballë pushtetit të Edi Ramës shpesh nuk na lë të shohim se qeveria e tij ka rënë tashmë, të paktën moralisht. Natyrisht që si pasojë e ko...

12:13

Haraçi i “nderimit” në Keneset

Pasi u shfry si flluskë sapuni propoganda rreth vendit të veçantë që Edi Rama zinte në zemrën e Donald Trumpit, pas ftesës që kreu i Shtëpisë së Bardhë i dërgoi...

19:10

Një protestë nën hijen iluzive të Trump

Protesta e radhës së opozitës përkoi me momentin kur më shumë se kurdoherë gjatë kësaj dekade, dy rrëfime krejtësisht kontradiktore po përplasen fort me njëra-t...

19:07

Rreziku i trefishtë i çiftit Rama-Gys Agasi

Në një situatë kur duket se shqiptarët janë imunë ndaj korrupsionit, kur një skandal shuhet gjithmonë prej një tjetri edhe më të madh, kur vetë kryeministri rel...

16:08

Pavioni i të marrëve ku e ftuan Lea Ypin

Ashtu sikurse çdo shkrimtar, në çdo vend normal të botës, i cili sa nga kurioziteti vanitoz për të dëgjuar se ç’mendojnë për veprën e tij të fundit, po aq dhe n...

22:26

Rikthimi i imperializmit grabitqar amerikan

Ndoshta qeshëm para kohe me vullnetin e Donald Trump për ta riemërtuar Gjirin e Meksikës me emrin “Gjiri i Amerikës”, kur ai sapo u rikthye në Shtëpinë e Bardhë...

13:26

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI