Flash

Kur dukej se gjërat s'mund të shkonin më keq, Kuba goditet nga një tërmet i fuqishëm

Lapsi.al 8 February 2026
Kur dukej se gjërat s'mund të shkonin më keq, Kuba goditet

Një tërmet i fuqishëm goditi sot, më 8 shkurt, Kubën, duke shkaktuar frikë dhe panik tek banorët.

Sipas të dhënave paraprake, lëkundjet kishin një magnitudë prej 5.5 ballë të shkallës Rihter. Tërmeti u ndje në disa zona të vendit dhe u konsiderua i fortë, megjithatë deri tani nuk ka raportime për dëme materiale apo viktima.

Banorët shprehen të frikësuar jo vetëm për paslëkundje të mundshme, por edhe për rrezikun e një cunami, ndonëse autoritetet nuk kanë dhënë ende një alarm zyrtar në këtë drejtim.

Ngjarja vjen në një moment jashtëzakonisht të vështirë për Kubën. Pas rënies së regjimit në Venezuelë, vend që furnizonte ishullin me naftë dhe mbante në këmbë një pjesë të ekonomisë, Kuba po përballet me krizën më të thellë ekonomike të dekadave të fundit. Mungesa e energjisë, inflacioni dhe varfëria ekstreme kanë shtuar tensionin social.

Situata rëndohet edhe më tej nga presioni i vazhdueshëm politik ndërkombëtar. Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se regjimi kuban është drejt fundit, duke rritur pasigurinë për të ardhmen politike të vendit.

Në këtë sfond të rënduar ekonomik dhe politik, tërmeti i sotëm shton edhe një tjetër goditje për Kubën, në një moment kur shumëkush mendonte se situata nuk mund të përkeqësohej më tej. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI