Flash

Komplikohet puna e Juventus: Barça, Atletico, Milan e dy londineze futen për Vlahovic

Lapsi.al 8 February 2026
Komplikohet puna e Juventus: Barça, Atletico, Milan e dy londineze futen

Mes dëmtimit dhe merkatos, për Dusan Vlahovic është vërtet e vështirë të përqendrohet në fushë dhe në ata që me shumë gjasë do të jenë muajt e tij të fundit si lojtar i Juventus. Prioriteti i sulmuesit serb, i rikthyer në Torino për rehabilitimin pas operacionit për dëmtimin në aduktor në nëntor, është të rikthehet sa më shpejt. Në shënjestër janë ndeshjet mes fillimit dhe mesit të marsit, shumë e vështirë të mendohet për një rikthim në fushë që në shkurt, kur Juve do të përballet me Galatasaray në play-off-et e Champions League (17 dhe 25 shkurt). Sfida ndaj Pizës (8 mars) dhe Udineses (15 mars) janë objektiva më realistë.

Ndërkohë, hapen skenarë të rinj për të ardhmen e tij pas këtij sezoni. Me kontratën që skadon më 30 qershor 2026, Vlahovic mund të kthehet në një mundësi merkatoje me parametër zero për verën, pavarësisht pagës së lartë. Shumë klube janë në pritje, të joshur nga profili i tij si për faktin se nuk do të duhet të paguajnë dëmshpërblim për bardhezinjtë, ashtu edhe për moshën, 26 vjeç, që premton ende hapësira për rritje.

Lexo më tej: Vlahovic e Lewandowski, fate të kryqëzuara: Barça prenoton Dusan, por Milan e sfidon

Siç raporton portali francez i specializuar Foot Mercato, sirenat kryesore për Vlahovic vijnë nga Anglia. Chelsea dhe Tottenham, mbi të gjitha, po ndjekin nga afër përpjekjet e tij për t’u rikthyer në fushë dhe mund të vendosin së shpejti kontakte me rrethin e tij. Duke parë buxhetet e klubeve të mëdha të Premier League, klubet londineze nuk do ta kishin problem të ofronin një pagë të rëndësishme, ndoshta duke iu afruar asaj që ai përfiton në Torino.

Nga Gjermania është Borussia Dortmund, që ishte afruar edhe dimrin e kaluar për ta joshur pak muaj para përfundimit të marrëveshjes me bardhezinjtë. Në muajt e fundit, edhe Barcelona dhe Atletico Madrid kanë mbledhur informacione për të verifikuar mundësinë e transferimit të tij në Spanjë.

Milan pret i interesuar

Në sfond, kush tjetër përveç teknikut Massimiliano Allegri dhe Milanit të tij? Ideja kishte lindur që në verën e 2025 për kuqezinjtë, të cilët më pas kishin zgjedhur zgjidhje të tjera. Në janar, drejtori sportiv Igli Tare nuk mbylli marrëveshjen për një sulmues të ri (Mateta dështoi edhe për shkak të problemeve fizike) dhe kështu për verën e ardhshme mund të rikthehet në modë një lojtar i vlerësuar nga trajneri që e ka ringritur skuadrën.

Por më parë, Vlahovic duhet të rikthehet në fushë për Juven e tij, për të siguruar kualifikimin në Champions dhe ndoshta për t’i dhënë vetes një vallëzim të fundit në Champions League. E ardhmja, përtej muajve në vijim, është ende për t’u shkruar.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI