Derbi i kryeqytetit Tirana-Dinamo përfundoi në barazim 1-1, në një ndeshje që ofroi emocione dhe momente të tensionuara. Bardheblutë e trajnerit Nuhiju kaluan të parët në avantazh që në sekondën e 40-të, por gëzimi nuk zgjati. Në minutën e 17-të, Dejvi Bregu nuk arriti të shfrytëzonte penalltinë e fituar nga vetë ai.
Për më tepër, Dinamo mbeti me 10 lojtarë në fushë. Kjo pas daljes me të kuq të Gudiabit në minutën e 35-të, pas një përplasje tensionuese në mesfushë. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për Tiranën. Edhe pse në disavantazh numerik, Dinamo arriti të barazojë. Në minutën e 81-të, 19-vjeçari Mustafa Koma shënoi dhe vulosi rezultatin final 1-1.
Fitorja në vitin 2026 duket se vazhdon të jetë një “mallkim” për ekipin e Ilir Dajës. Por edhe Tirana, edhe pse kishte 1 lojtar më shumë për një pjesë të madhe të ndeshjes, duket se u kënaq me një pikë të vetme.
[video width="646" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/02/698731b155e27.mp4"][/video]Trajneri i Dinamos, Ilir Daja, komentoi pas ndeshjes:
“Unë do të thoja i kemi bërë hyzmetin ndeshjes, çunat kanë treguar karakter. Mbetëm me 10 lojtarë për shkak të kartonit të kuq, por morëm një barazim me Tiranën që vjen me shumë ndeshje të mira në 2026-ën. Sakrifica e lojtarëve na çoi që të shpresonim deri në fund, u shpërblyem me atë barazim. Nuk ka shumë taktika në këtë lloj gjëje, por me shpirtin e garës arritëm të kompensonim mungesën e një lojtari.”
Fitorja në vitin 2026 duket se vazhdon të jetë një “mallkim” për ekipin e Ilir Dajës, ndërsa Tirana, edhe pse kishte lojtarë më shumë për një pjesë të madhe të ndeshjes, duket se u kënaq me një pikë të vetme.
Trajneri i Tiranës, Ardian Nuhiju, komentoi pas ndeshjes:
Nga aba tjetër trajneri i Tiranës, Ardian Nuhiju, u shpreh se, megjithëse skuadra e tij pati avantazh numerik dhe raste të qarta për të shënuar, ai ishte i kënaqur me karakterin e grupit dhe mënyrën si menaxhuan situatën, duke kërkuar nga lojtarët që të mbanin topin dhe të shfrytëzonin shpejtësinë e Tabekusë, duke theksuar se kjo pikë mund të duket e vogël tani, por në fund të kampionatit mund të vlejë shumë, ndërsa skuadra tregoi disiplinë dhe fokus përballë një Dinamoje që nuk kishte çfarë të humbiste.
[video width="646" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/02/698748d2a1b2c.mp4"][/video]