Flash

Rama barrikadë për Ballukun, tjetër shuplakë nga Brukseli, integrimi në pikëpyetje

Lapsi.al 7 February 2026
Rama barrikadë për Ballukun, tjetër shuplakë nga Brukseli,

Mbrojtja që Edi Rama i ka bërë të pandehurës Belinda Balluku tashmë nuk është vetëm një cështje e brendshme politikë në Shqipëri, por ka mbërritur prej kohësh edhe në Bruksel e kancelaritë europiae të cilat monitorojnë vendin tonë në rrugën e integrimit.

Ndërsa të hënën kryeministri Edi Rama do të udhëtojë në Bruksel për t'u takuar me presidentin e Këshillit të Europës, Antonio Costa, ky takim vjen në një moment kur Shqipëria s’ka mundur ende të marrë Raportin e vlerësimit të standarteve për reformimin e gjyqësorit për kapitujt 23 e 23 i quajtur IBAR. Pa miratimin e këtij raporti nga shtetet anëtare nuk mund të nisë proçesi i mbylljes së grupkapitujve, i tha një burim diplomatik Lapsi.al

Në mbledhjet e deritanishme në nivel ambasadorësh ka patur kërkesa për prova konkrete zyrtarësh të lartë të dënuar me vendime përfundimtare dhe sekuestrime të pasurive të tyre. Pra, qartësisht BE pret shembuj konkret të luftës kundër korrupsionit, por me kthesën e papritur që është bërë ndaj aferës së Belinda Ballukut, Edi Rama tashmë shihet me dyshim në Evropë.

Nëse SPAK dhe Gjykata e Posacme pengohen më tej në dosjen “Balluku”, integrimi drejt BE-së është në një pikëpyetje të madhe dhe nuk është cudi të kthehemi në pikën zero. Me metodologjinë e re të negociatave, mundet që një shtet anëtar i BE-së në këto rrethana të kërkojë rikthimin e tyre në pikën fillestare. Kapitujt 23-24 mbi gjyqësorin u hapën të parët dhe mbyllen të fundit.

Afera Balluku dhe rezistenca frontale që Rama po i bën gjyqësorit për ta lëshuar numrin dy të qeverisë së tij, është disktuar gjerësisht edhe në takimin e Grupit të Punës për Zgjerim mes diplomatëve europianë. Ndonëse ka qenë takim me diskrecion të plotë, sic ka mësuar Lapsi.al komisionerja për Zgjerim në BE, Marta Kos, ka thyer rregullin dhe ka kontaktuar kryeministrin Edi Rama për ta vënë në dijeni për klimën e rëndë të diskutimeve.

Kos i ka përcjellë Ramës qëndrimet aspak të qeta nga përfaqësues të vendeve kyçe si Gjermania, Franca dhe Holanda kryesisht për çështjen e SPAK ndaj zv.kryeministres së pandehur Belinda Balluku e cila megjithëse përballet nga akuza dhe është kapur në përgjime kompromentuese vazhdon të mbahet në detyre.

Ndonëse fuqia lobuese e Edi Ramës njihet në Evropë, duket se përplasja e tij me SPAK për të mbrojtur Belinda Ballukun konsiderohet një vijë e kuqe në Bruksel dhe nëse nuk ka një kthesë nga kreu i qeverisë shqiptare, procesi i integrimit në BE mund të stopojë menjëherë. Ky do të ishte edhe një dështim i madh për vetë Bashkimin Europian që ka mbështetur politikën e zgjerimit në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Mbetet për t’u parë se si do të lëvizin gjërat prej të hënës kur Rama do të bisedojë në Bruksel me Antonio Costa. Zhvillim i ri në këtë përplasje është tashmë edhe vendimi i mbrëmshëm i Gjykatës Kushtetuese, e cila la në fuqi pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut teksa topi është në dorën e Kuvendit për t’i hequr apo jo imunitetin politik krahut të djathtë të Edi Ramës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI